Bashkë me Lavdimin, është vrarë edhe vëllai i Ridvan Haqifit, Bilalli

Lajme

Bashkë me Lavdimin, është vrarë edhe vëllai i Ridvan Haqifit, Bilalli

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 01:14
Bilall Haqifi

Gazeta Metro ka dhënë lajmin se sot ka ndërruar jetë edhe vëllai i komandantit të shqiptarëve në ISIS, Ridvan Haqifi, Bilalli

Kjo gazetë duke u thirrë në burime të ministrisë së brendshme të Kosovës ka shkruar sonte se Lavdim Muhaxheri dhe Bilall Haqifi kanë ndërruar jetë gjatë luftimeve për ISIS.

Sipas bashkë me Muhaxherin, mësohet të jetë vrarë edhe Bilall Haqifi, vëllai i Ridvan Haqifit, gjithashtu ish pjesëtar i ISIS, i vrarë në shkurt të këtij viti.

Për vrasjen e Muhaxherit, kanë filluar edhe ngushëllimet nëpër rrjete sociale, nga të afërm apo përkrahës të rrymave radikale islame.

“Allahu të pranoft o Luan Allahu të knaqtë në Xhennet me Pejgamberin Salallahu Alejhi Ëe Selam do të na mungosh Vllaqkoo Shembelltyr ke qenë për ne. Shehid InshaAllah Ebu Abdullah (Lavdrim Muhaxheri)”, ka shkruar në Facebook, personi me emrin Sheukan Koraqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat