Pamje të tmerrshme: Çifti kanibal furnizonte restorante me mish të njerëzve të mbytur

Lajme

Pamje të tmerrshme: Çifti kanibal furnizonte restorante me mish të njerëzve të mbytur

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 28 shtator 2017 Në ora: 09:56
Natalia Baksheeva dhe burri i saj 42-vjeçari, Dmitry Baksheev, janë arrestuar pasi që gjatë hetimeve të policisë ata pranuan se kane vrarë dhe hëngër më shumë se 30 viktima.

Kanibilia e dyshuar Natalia Baksheeva dyshohet se me mishin e njerëzve që i ka mbytur ka furnizuar restorantet lokale. Raportohet se me mishin e tyre ka bërë pite, raporton Daily news, përcjell “Bota sot”.

Ajo dhe burri i saj 42-vjeçari, Dmitry Baksheev, janë arrestuar pasi që gjatë hetimeve të policisë ata pranuan se kane vrarë dhe hëngër më shumë se 30 viktima.

Mbetjet e prera të viktimave u gjetën në frigoriferin e shtëpisë e tyre në një hotel dhe në një akademi ushtarake në Krasnodar, në jug të Rusisë.

Një viktimë ishte kamarija Elena Vashrushev, 35 vjeçe, e cila jetonte pranë Natalia dhe burrit të saj.

Fqinjët thonë se ish-infermierja Natalia bëri edhe pite për të rritur të ardhurat e saj, mburrej për pronarët e kafeneve që ajo mund të furnizonte me 'mish' dhe mund të ketë punuar si kuzhinier.

"Unë pjek pite me mish," kishte thënë ajo në një lokal.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat