Dje është sulmuar fizikisht gazetari Vehbi Kajtazi.
Policia ka dhënë detaje, duke thënë se ai është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i panjohur, përcjell Bota sot.
Kajtazi ka marrë lëndime trupore dhe është trajtuar në QKUK e më pas është liruar.
“Viktima mashkull K-Shqiptar ( gazetar ) ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njejti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK dhe me pas është liruar . Njesitet policore jane duke kryer hetime intensive lidhur me rastin”, thuhet në raportin e policisë./BS/