“Mos të mashtrojmë veten”, Vuçiç flet troç, zbardh mesazhin e zyrtarit amerikan. Çfarë i tha për Kosovën

Lajme

“Mos të mashtrojmë veten”, Vuçiç flet troç, zbardh mesazhin e zyrtarit amerikan. Çfarë i tha për Kosovën

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 08:17
Aleksandar Vuçiç

"Le të gjejmë një zgjidhje për Kosovën nëse ka. Ne gjithë kohën po e mashtrojmë veten”, kështu deklaroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë një interviste për TV Pink.

Vuçiç theksoi se shtetet e mëdha do të vazhdojnë ta përkrahin Kosovën, dhe për këtë Serbia duhet të mendojë për një zgjidhje.

“Duhet të dëgjojmë se çfarë thonë të tjerët. E para, disa mund të thonë se nuk kishte guxim për ta njohur Kosovën, të dytët thonë se janë tradhtar, e tjerët do të deklarojnë se ai bëri diçka kundër interesave kombëatre”, deklaroi presidenti serb, transmeton lajmi.net

Ai foli edhe për krahasimet ndërmjet Kosovës dhe Katalonisë.

“Nuk ka asnjë arsye që Katalonia të merr statusin e vet. Nëse është zero për Kataloninë, është minus tre për Kosovën”, deklaroi Vuçic.

“Fuqitë e mëdha dhe perëndimi nuk do të heqin dorë nga Kosova. Nëse nuk arrijmë një marrëveshje me shqiptarët ata nuk do të pajtohen”, theksoi ai.

Presidenti serb dha detaje tjera edhe për takimin me Hoyt Yee.

Në këtë takim Vuçiç bëri të ditur për ndikimin e Rusisë në Ballkan, kurse zyrtari i lartë amerikan i dha mesazhe të qarta se integriteti i Kosovës nuk do të preket.

Aleksandar Vuçiç u shpreh i bindur se së shpejti në Serbi do të shkojnë presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai Francës, Emmanuel Macron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat