Vulin: Formati i dialogut Kosovë-Serbi nuk duhet të ndryshoj, rezoluta 1244 duhet të respektohet

Lajme

Vulin: Formati i dialogut Kosovë-Serbi nuk duhet të ndryshoj, rezoluta 1244 duhet të respektohet

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 10:34
Ministri i Mbrojtjes Aleksandër Vulin

Ministri i Mbrojtjes Aleksandër Vulin thotë se Moska është gati të angazhohet në dialogun e Beogradit me Prishtinën, nëse formati ndryshon, ndryshon gjithçka.

Siç tha ai, kjo në të vërtetë do të thotë kthimi i Kombeve të Bashkuara në negociata.

Vulin tha se Serbia vuan nga një presion i madh nga shqiptarët që po përpiqen të imponojnë që SHBA’ja të jetë pjesëmarrëse në dialog, raporton media serbe.

Ai kujtoi se BE’ja si një ndërmjetës i përfshirë në dialog, ky format është i pranueshëm për Serbinë dhe se nuk ka nevojë për ndonjë ndryshim.

Ai tha se gjatë kohës së Boris Tadiq dhe Vuk Jeremiq Serbia hyri në Këshillin e Sigurimit me një rezolutë të sponsorizuar nga Rusia dhe doli, siç tha ai, me një rezolutë të mbështetur nga BE’ja.

“Ne kemi zgjedhur OKB’në nga dialogu dhe kemi prezantuar EULEX’in. Nëse Moska bashkohet me dialogun, kjo do të jetë kthimi i OKB’së, pra kthimi i atyre vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën,” theksoi Vulin.

Ai përsëriti se Serbia është e kënaqur me formatin aktual, por nëse dikush dëshiron të ndryshojë formatin, atëherë ai do të duhet të llogarisë mbi Rusinë.

“Ne e kemi bërë këtë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Detyra jonë është që integriteti territorial dhe rendi kushtetues i Serbisë të jetë i vlefshëm në të gjithë territorin, dhe të respeëktohet rezoluta 1244. Do të jemi të qetë dhe të qëndrueshëm”, përfundoi Vulin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat