Shperthejnë rrjetet sociale: Majko takohet me Daçiq në Washington “qafë më qafë” - Bota Sot
Shperthejnë rrjetet sociale: Majko takohet me Daçiq në Washington “qafë më qafë”

Lajme

E premte, 19 tetor 2018

Shperthejnë rrjetet sociale: Majko takohet me Daçiq në Washington “qafë më qafë”

Nga: Beqir SINA Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 15:51
Pandeli Majko dhe Ivica Daçiq

Një fotografi që ka ndezur rrjetet sociale, është ajo që Ministri i Dasporës, Pandeli Majko - ish Kryeministri i Shqipërisë në kohën e luftës në Kosovë, që e ka bërë “neck to to neck” - “qafë më qafë” me zv/kryeminsitrin dhe Ministrin e Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiq, i cili është i njohur edhe për qendrimet e ashpëra zyrtare, kundër Kosovës.

Majko, është takuar me shumë politikan të tjerë këto ditë në Washington, dhe nuk ka asgjë të keqe të takohet edhe me Daçiqin në SHBA, por ajo që pyesin komentuesit është se çfarë i bëri bashkë dy politikanët, dhe të pozojnë aq përzemërsisht - duke i hedhur edhe krahun njeri tjetrit.

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, i cili gjendet në një vizitë disa ditore në SHBA, ka qenë pjesëmarrës i ftuar në aktivitetin e përvitshëm të Mëngjesit të Lutjeve në Washington, i organizuar nga Kongresi i SHBA, ku është realizuar edhe fotografia në mjediset e sallës ku gjithashtu i pranishëm, ishte edhe Presidenti amerikan Donald Trump.

Mbi bazë të protokollit, Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, qëndroi krah Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, në të njëjtën tryeze gjendeshin edhe kongresmeni Robert Aderholt dhe zyrtarë të tjerë të lartë, por me asnjerin prej tyre nuk ka bërë një fotografi kaq të dashur, sa kjo “neck to to neck” - “qafë më qafë” me zv/kryeminsitrin dhe Ministrin e Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiq, i cili është i njohur edhe për qendrimet më të ashpëra zyrtare, kundër Kosovës.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test