Ç’ndodh me azilin në Gjermani? Do rishikohen mbi 4 mijë vendime, anulim për ata që …

Lajme

Ç’ndodh me azilin në Gjermani? Do rishikohen mbi 4 mijë vendime, anulim për ata që …

Më: 27 prill 2018 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Gjermania do të rishikojë mijëra vendime për azil politik. Deklarata e një zv/ministrit të Brendshem gjerman vjen ndërkohë që prokurorët po hetojnë një zyrtar të migracionit, i cili dyshohet se ka miratuar aplikacione që nuk kanë përmbushur kriteret.

Mbi një milion migrantë, që janë larguar nga konflikti në Lindjen e Mesme kanë ardhur në Gjermani që prej 2015- ës. Kjo gjë ka rritur shqetësimin për kohezionin social dhe sigurinë.

Zëvndësministri i Brendshëm, Stephan Mayer, ka thënë në Dhomën e Ulët të Parlamentit se Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë do të rishikojë vendimet për 4,568 azile të lëshuara në periudhën janar 2013- janar 2017.

Certifikatat për pranimin e azilit do të anulohen nëse lejohet ligjërisht ka thënë ai.

Të premten, prokurorët kanë thënë se një zyrtar po dyshohet se u ka dhënë azil rreth 1,200 personave, të cilët dyshohen se nuk kanë plotësuar kriteret. Shumica prej këtyre personave që kanë fituar azil, i përkasin komunitetit etnik Yazidi.

Mayer ka thënë se dhjetëra persona të tjerë dyshohen se kanë punuar me këtë zyrtar të migracionit, i cili ka lëshuar azil. Këtu, sipas tij, përfshihen edhe dy firma ligjore. Mayer ka thënë se të gjitha vendimet e këtyre firmave do të rishikohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat