Përkujtohen dëshmorët Adem dhe Hajriz Morina më 20 vjetorin e rënies - Bota Sot
Përkujtohen dëshmorët Adem dhe Hajriz Morina më 20 vjetorin e rënies

Lajme

Përkujtohen dëshmorët Adem dhe Hajriz Morina më 20 vjetorin e rënies

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 14:01
Foto

Ne Malishevë sot janë përkujtuar dëshmorët e kombit Adem dhe Hajriz Morina nga Drenoci, të cilët, më 24 gusht të vitit 1998, ranë dëshmorë, për të mos vdekur kurrë.

Në nderim të dy dëshmorëve të kombit, sot janë bërë homazhe nderime në varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe është mbajtur një akademi përkujtimore, ku është kujtuar jeta dhe vepra e dëshmorëve Adem dhe Hajriz Morina.

Krahas familjarëve dhe qytetarëve të shumtë, në akademinë përkujtimore, kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ish kryetar të komunës dhe ish deputet të Kuvendit të Kosovës, përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe veteranë të luftës.

Duke folur në këtë akademi përkujtimore, i pari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, tha se “si institucione dhe si shoqëri, e kemi për obligim ti nderojmë dëshmorët dhe të punojmë për vendin, pasi për këtë vend,  kanë rënë dëshmorët”. “Ju familjarë të jeni të fortë dhe të jeni krenar për dëshmorët, pasi ju falët gjënë më të shtrenjtët për lirinë e vendit”, tha mes tjerash kryetari Begaj, në fjalën e tij.

Ndërsa nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, përveç fjalëve për dëshmorët, i dha edhe disa porosi, duke filluar me porosinë për mos ndarje në ngjyrime politike për dëshmorët, pasi dëshmorët janë të kombit dhe jo të subjekteve politike, porositi qytetarët, që sa më pak të përlahen për partitë politike, ndërsa veteranëve manipulator, ju bëri thirrje që vet të tërhiqen dhe të mos përballen me ligjin, kurse për çështjen e demarkacionit me Serbinë, tha se nuk beson që ka shqiptar që e tradhton vendin. Duke folur për Malishevën, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, publikisht kërkoi nga institucionet e vendit, që ta ndihmojnë më shumë Malishevën, në ndërtimin e saj.

Në akademi, në emër të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Malishevë, ka folur edhe kryetari i saj, Sinan Gegaj, ndërsa historiani dhe publicisti Pren Buzhala ka mbajtur një kumtesë.

Fillimisht, për biografinë e dy dëshmorëve të kombit, ka folur kryetari i fshatit Drenoc, Kapllan Krasniqi.

Në fund të kësaj akademie, kryetari i Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Malishevë, Metush Kryeziu dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i kanë ndarë dekoratat e dhëna nga OVL e UÇK-së, në Malishevë.

 Në emër të familjarëve, për organizimin e kësaj akademie dhe për nderimin e bërë për dëshmorët, të pranishmit, i ka falënderuar, Kushtrim Morina, djali i dëshmorit, Adem Morina. 

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...