Simiq: Prisnim që personat e arrestuar të transferoheshin në zonat serbe

Lajme

Simiq: Prisnim që personat e arrestuar të transferoheshin në zonat serbe

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 11:28
Zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiq

Zëvendëskryetari i Listës Serbe,  Igor Simiq tha se përfaqësuesit e Shtabit të Krizave biseduan me familjet e të arrestuarve dhe avokatët mbrojtës lidhur me katër serbët  e arrestuar që është vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Ata janë në burg, e cila është një qendër për rastet e sigurisë së lartë, të cilat absolutisht nuk kanë asnjë bazë për ta përdorur atë në situata të tilla”, tha ai për mediat serbe

Ai kujtoi se Mitrovica e Veriuta ka qendrën e vet kështu që ishte absolutisht e pritshme që këta njerëz të transferoheshin në qendrën serbe pasi të ishte vendosur masa e paraburgimit, por kjo nuk ndodhi.

Ky reagim erdhi pas arrestimit dhe vendosjes së masës së paraburgimit prej një muaji ndaj tre të arrestuarve për rastine  vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat