Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiq tha se vetëm presioni politik dhe reagimi i vendosur i bashkësisë ndërkombëtare mund të zgjidhin problemin që u ngrit për shkak të futjes së taksës nga autoritetet kosovare mbi me origjinë nga Serbia.
Ai tha se ishte logjike që, pas masave të tilla, çmimi i mallrave në dyqanet e Kosovës të rritet, por Serbia do të bëjë gjithçka për të siguruar që serbët në Kosovë të furnizohen me artikuj bazik ushqimor.