Leximi ju bën më të pasur, më të lumtur dhe më të famshëm - Bota Sot
Leximi ju bën më të pasur, më të lumtur dhe më të famshëm

Libra

Leximi ju bën më të pasur, më të lumtur dhe më të famshëm

Më: 3 maj 2019 Në ora: 19:16
Foto ilustruese

Nëse jeni duke kërkuar mënyra se si të gjeni kohë për të lexuar, ka një mori mundësish. E para dhe më e rëndësishmja, ju do të jeni në një grup me Bill Gates, Warren Buffett dhe Oprah Winfrey, të cilët kanë dedikuar pjesë të kohës së tyre për të mësuar gjëra të reja çdo javë. Dhe shikoni se ku i ka çuar kjo praktikë.

Por nëse jeni kërkuar për përgjigje më shkencore se pse fundi i shkollës nuk duhet t’i vejë fundin leximit, shkrimtari John Coleman do t’ju ndihmojë.

Artikulli i fundit i tij i dedikohet posaçërisht personave që e dinë se duhet të gjejnë kohë për të lexuar por kanë nevojë për një shtysë.

Më të pasur, më të lumtur dhe më të famshëm

Në postim, John Coleman i numëron gjitha provat që kemi nga përfitimet e leximit, duke mbështetur mendimet e tij me studime dhe raporte për të treguar se leximi është kura për shumë nga problemet më stresuese të jetës.

Ja disa nga efektet më interesante që leximi ka tek njerëzit:

Ju do të jeni më të pasur. Nuk është vështirë për të besuar se në një botë të shpejtë, qëndrimi në maje të profesionit tuaj kërkon lexim të rregullt.

Ju do të jeni më të shëndetshëm. Siç u përmend edhe më herët, leximi, qoftë edhe në sasi të vogël, lidhet me një shëndet më të mirë. Por, Coleman shkon edhe më tej duke treguar se “ndërsa shkaktari ende nuk dihet, ekziston një marrëdhënie e studiuar mirë midis jetëgjatësisë dhe arsimimit”. Në thelb, sa më shumë që lexoni aq më shumë do të jetoni.

Ju do të jeni më të famshëm. Përderisa pak studime janë përqendruar në këtë, por personat që lexojnë janë më lumtur, më të shoqërueshëm dhe më argëtues dhe kjo do t’ju bëjë më të famshëm.

Ju do të jeni më të lumtur. Ka fakte shkencore që tregojnë një lidhje mes leximit dhe lumturisë.

Si të gjeni kohë për të lexuar

Hapi i parë dhe më i rëndësishëm është angazhimi për studim të vazhdueshëm. Nëse Bill Gates mund të arrijë të gjejë kohë për të lexuar çdo ditë, sigurisht që edhe ju mundeni.

Provoni të lexoni disa minuta çdo mëngjes ose para gjumit. Si dhe përpiquni që kohën të cilën e kaloni në rrjete sociale ta shfrytëzoni për të lexuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...