Sot doli nga shtypi libri i titulluar ”Ndryshe ëndërrova" i autores Ymrije Beqiri - Bota Sot
Sot doli nga shtypi libri i titulluar ”Ndryshe ëndërrova" i autores Ymrije Beqiri

Libra

Sot doli nga shtypi libri i titulluar ”Ndryshe ëndërrova" i autores Ymrije Beqiri

Nga: Hysen Ibrahimi Më: 7 qershor 2019 Në ora: 09:00
Kopertina e librit

Libri më i ri i autorës Ymrije Beqiri, i titulluar ”NDRYSHE ËNDËRROVA” shfaq disa elemente, ku poezia e autorës është e  ndërtuara krejtësisht si poezi e pavarur, mënyrë kjo që sundon në tërë librin e saj. Duket se e gjithë përpjekja e autorës mbështetet në dashurinë për njerëzit që flijuan për vendin, për atdheun, për familjen, për dashurinë, për natyrën, të gjitha këto korrenspondojnë maksimalisht me relaitetin. Mirëpo, duhet dalluar se poezia e znj. Ymrije Beqiri, kushtuar me vargje të veçanta vjershave të titulluara ”SHQIPËRIA IME”, ”NUK DO DERDHI LOT KËTË PËRVJETOR”, ”PLISI I BARDHË”, ”SA T’KEM JETË TI GJALLË DO MBETESH”, shfaqin ndjenjën  që gjasojnë në poemë lirike me version të shkurtër, por që thurin kurorë lavdije për të rënit e lirisë së vendit.

Pra, të gjitha këto poezi, kalojnë në shenjë respekti për të mos i harruar, sipas poetës, do të thellojnë dashurinë e përhershme ndaj këtyre figurave kombëtare. Forma e ndërtimit të poezisë, i gjithë ky kërkim i fatit të njeriut ngjanë një drame të dhimbshme, që ka rënë në duart e një okupatori, ndaj autorja përmes poezisë aq bukur e radhitë në varg, që nxjerrë mësim për gjanaratat e ardhshme, se si duhet sakrifikuar për vendin. Këtë e thot shumë bukur në poezinë e saj të titulluar ”SHQIPËRIA IME”:

Tokë hyjnore tokë e shenjtë
Të duam i vjetër e i ri,
Ti vendi ynë i bukur
E shtrenjta Shqipëri.

Poezia e autores Ymrije Beqiri, ndonëse me një shumësi idesh, mund të themi se është krijimtari poetike e cila dominon në poezinë për dashuri dhe ate me shumë të drejtë.

Pra, lajtmoti si temë qëndrore në këtë vepër janë  poezi kushtuar dashurisë, por autorja me të drejtë le enigmës për lexuesin, që ai mund ta gjej vetën e tij në poezinë e saj.

Mirëpo vlera kryesore e poezisë së autores Beqiri, është siç do të kishte thënë edhe i madhi Ali Podrimja, se: ”Kombinimi i poezive japin një sharm të bukur poetik, sidomos për dashurinë”.

Aplikimi i kësaj mënyre të të krijuarit nga autorja, prat ë kombinimit të poezive dhe ngjarjeve kushtuar dashurisë, në një formë të re kuptimore, dëshmon aftësinë e poetes për të gjetur shprehje të reja poetike. Pra, autorja në këtë libër ka arritur me shumë sukses zgjërimin e fuqisë shprehëse të fjalëve poetike. Po citojmë disa vargje në strofën e dytë të poezisë së titulluar ”SOT”:

 

Duartë i lëshova mbi krahët tu
Flokët aqë shumë t’i ledhatova
Buzët me zjarrin e ndezur
Mbi tuat për nji çast i lëshova
 

Sukurse në vargun ”Duartë i lëshova mbi krahët tu”, e po ashru edhe në vargun e tretë dhe katërt ”Buzët me zjarrin e ndezur”,
”Mbi tuat për nji çast i lëshova”, janë mënyrë e re te evancimit të poezisë së autores Beqiri, ndonëse duhet vlerësuar edhe për faktin se thuhen pa rezervë dhe është skajshmërisht e bukur dhe e ndërtuar në mënyrë artistike. Këtu nënkuptojmë anancimin e poezisë në disa plane, edhe formën e ndërtimit me shprehje të reja, pastaj guximi dhe liria e të shprehurit, për një meditim të kësaj natyre, pra hetohet prirja për një kujtim të pa harruar.

Të njejtin ndërtim të bukur, kushtuar poezisë për dashurinë, autorja përdorë rimën, bile shumica e rimave të përdorura në poezinë e autores Beqiri, janë përafërsisht të ngjashme por që nuk përsëriten nga poezia në poezi. Do të thoja se forma e modernizimit të poezisë së Ymrije Beqirit, nuk ka mbetur vetëm tendencë sa për të inkuadruar ide nga më të ndryshmet në vargun e saj poetik, por ka shkruar për ide figurash të tipeve të ndryshme, që mundëson lexuesin ti paramendojnë në jetën e mbrendshme jetësore të tyre.

Pikërisht autorja, ideon mesazhin për njerëzit e katandisur thellësisht me jetën e përditëshme, e që lidhen drejtëpërsëdrejti me qenien e njeriut të djeshëm dhe të sotëm. Pra vargu poetik i

Znj. Beqiri, përfshinë hapësirë konkrete në situata kohore, ku fati i tij ç’rregullohet nga një e padrejtë dhe me mentalitet të ulët njerëzor.

Poezia që përshkruan në vargun e saj realitetin çdo herë është ideale për lexuesin, dhe në këtë rast poezia e poetes Beqiri, shkëlqyeshëm arrinë të prek shpirtin, emocionet, ndjenjat e njeriut të zhgënjyer.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...