Libër me interes veçantë historik

Libra

Libër me interes veçantë historik

Ismet Rashiti Nga Ismet Rashiti Më 20 qershor 2019 Në ora: 20:03
Ballina e librit

Kohë më parë ka dalur nga shtypi libri me titull « Sllatina e Epërme e Anamoravës » e autorëve Dr. Fahtush Rexhepi dhe  Dr. Jusuf Osmani. Libri është mbështetur kryesisht në të dhënat e dëshmitarëve sllatinas, por edhe në burime të ndryshme shkencore, gjë që e bëjnë të besueshëm për lexuesin.
Libri « Sllatina e Epërme e Anamoravës » fillon me toponimin e emrit Sllatinë, i cili është    mjaftë i diskutueshëm në çarqet shkencore, por në këtë rast autorët Dr. Fahrush Rexhepi dhe Dr. Jusif Osmani, i kanë dhënë vulën e lashtësisë së këtij emri me prejardhje ilire dhe alternimin e tij deri në ditët e sotme.

Një tjerër aspekt me rëndësi të madhe është edhe shpjegimi mjaft i argumentuar i ngulitjes autoktone të sllatinasëve të parë në këtë fshat, ndarja e tyre në lagje dhe marrja e mbiemrave në bazë të trashigimisë familjare. Numri i banorëve ndër vite dhe lëvizjet e popullsisë ndër vite, përbëjnë një vlerë tjetër mjaftë të rëndësishme, veqmas për brezat e ardhshëm.

Falë angazhimit serioz të autorëve, Dr. Fahrush Rexhepi dhe Dr. Jusuf Osmani, libri paraqet një trashigimi të pasur lftarake, arsimore, kulturore dhe sportive ndër vite. Lojnat origjinale të odave dhe ato baritore, veshjet karakteristike, emrat e fushave, maleve, përrojeve, ograjave dhe mullinjëve të ujit, janë një pasuri tjetër tepër e rëndësishme e sllatinasëve që i kanë trashiguar brez pas brezi, ndër vite e shekuj.

Vlerë tjetër e librit është edhe deshifrimi i shkrimeve në gurët e vjetër rreth treqind vjeçarë të varrezave, afër xhamisë së fshatit nga gjuha osmane për të cilët deri tani nuk është ditur fare, ose është ditur fare pak.

Në libër poashtu është paraqitur edhe bujaria, trimëria dhe kundërshimi i sllatinasëve ndaj pushtuesve në të gjitha periudhat historike, deri te lufta çlirimtare dhe dëshmori i Kosharës, Njazi Rexhepi, emrin e të cilit e mbanë me nderë shkolla fillore e fshatit Sllatinë e Epërme.

Libri monografik me titull « Sllatina e Epërme e Anamoravës », nuk ka përshirë aspekte konkrete politike e partiake gjatë tri dekadave të fundit, por gjithsesi ka prekur anët pozitive, përpjekjet dhe sakrificat e sllatinasëve për ta ruajtur individualitetin kombëtar dhe çlirimin e Atdheut nga okupatori klasik serb.

Ky libër ka rëndësi të madhe historike për të të sotmen dhe sidomos për të ardhmën e sllatinasëve për ta mësuar gjenezën e tyre të lashtë dhe zhvillimin e gjithanshëm të Sllatinës nër vite. Autorët kanë bërë një punë të madhe, duke u mbështetur në të dhënat ekzistuese. Livri hapë mundësi shumë të mëdha për studim të mëtutjeshëm dhe më të thellë të këti fshati.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat