‘Libri i Karantinës’ Alkimisti rekomandimi më i mirë - Bota Sot
‘Libri i Karantinës’ Alkimisti rekomandimi më i mirë

Libra

‘Libri i Karantinës’ Alkimisti rekomandimi më i mirë

Më: 16 prill 2020 Në ora: 15:34
Foto Ilustrim

Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.

Tani vazhdojm me rekomandimet për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja.

“Ndodh që një herë në disa dekada të botohet një libër që ndryshon jetën e lexuesve të tij përgjithmonë. “Alkimisti” i Paulo Coelho-s është tamam libri që tashmë mban statusin e romanit modern por klasik.”

“Për të kuptuar vetë fatin është obligim i secilit.”

Romani magjepsës i Paulo Coelho-s ka frymëzuar miliona lexues kudo nëpër botë.

Në të përshkruhet një histori e shkëlqyer në thjeshtësinë dhe urtësinë e vet, historia e një bariu të ri andaluzian, me emrin Santiago, i cili guxoi të udhëtonte nga vendlindja e tij, Spanja për në Afrikën e Veriut në kërkim të një thesari të fshehur te Piramidat.

Gjatë rrugës ai takoi një grua të re cigane mjaft të bukur, një burrë që vetëquhej mbret dhe një alkimist, që nga pikëvështrimi i Santiagos e ndihmuan në kërkimin e thesarit të vet. Asnjë prej tyre nuk e dinte se për çfarë thesari bëhej fjalë ose nëse Santiago do të mund të kapërcente pengesat që do të haste duke përshkuar shkretëtirën. Por ajo çka nisi si një aventurë djaloshare përfundoi me mësimin se thesarin gjendej pikërisht në shtëpinë e vet.

E brishtë, ndjellëse, dhe thellësisht njerëzore, historia e Santiagos është një testament i përjetshëm për të realizuar ëndrrat tona duke dëgjuar zërin e zemrës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat