Doli nga shtypi libri i gazetarit Habib Zogaj, “Kuvendi i Bubavecit”

Libra

Doli nga shtypi libri i gazetarit Habib Zogaj, “Kuvendi i Bubavecit”

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 20:35
Kopertina e librit

Gazetari, reporteri i luftës, publicisti dhe autori i 9 librave të botuara, Habib Zogaj, këtë vit të rëndë e përmbylli me botimin e librit të tij të dhjetë: KUVENDI I BUBAVECIT, (26 prill 1990).

Libri ka mbi 250 faqe dhe pretendon t'i ket dal hakut kuvendit madhështor të pajtimit të gjaqeve mbajtur më 26 prill 1990 nē Xhaminë e Bubavecit që tashmë ka statusin "Xhamia muze".

Në këtë ngjarje madhore, rol të veçant ka imami i kësaj xhamie Mulla Xhevat Kryeziu kurse këtë "kuvend e bënë vendi", pra Bubaveci dhe Llapusha" që gjithmonë ishin qerdhe e trimave.

Siç është e ditur, aksionit për pajtimin e gjaqeve i priu figura emblematike Anton Çetta, mbështetur nga student, intelektuale dhe masat e gjëra popullore liridashëse.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat