Ribotohet vepra e gjuhëtarit Gjovalin Shkurtaj për arbëreshët

Libra

Ribotohet vepra e gjuhëtarit Gjovalin Shkurtaj për arbëreshët

Më: 11 janar 2021 Në ora: 16:55
Gjovalin Shkurtaj

Vepra “Ligjërimet arbëreshe” nga Gjovalin Shkurtaj është ribotuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Kjo vepër flet për kulturën e arbëreshëve, historinë e shpërnguljes së tyre në Itali, folklorin, traditat dhe letërsinë e tyre.

Kërkesat e larta të lexuesve për këtë libër e kanë motivuar edhe ribotimin, në shërbim të albanologëve, studiuesve e studentë të degëve të gjuhësisë në universitetet shqiptare.

Në ribotimin e veprës, autori ka sjellur disa plotësime.

Vepra përmban shqyrtime sociolinguistike në boshtin “gjuha e bukës” dhe “gjuha e zemrës” në Diasporën shqiptare dhe studime dialektologjike për një numër të folmesh kryesore të diasporës arbëreshe të Italisë, si dhe për të folmet arvanite të Greqisë, për të folmen e arbëreshëve të Zarës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat