Morri i kuq dhe mizorizmi me ves e huq

Libra

Morri i kuq dhe mizorizmi me ves e huq

Nga: Sali Leka Më: 18 janar 2021 Në ora: 08:19
Sali Leka

Unë nuk shikoj asgjë në televizion, se çdo ditë punoj 8 orë dhe çdo natë shkruaj 7 orë, por shokët e mi që shohin emisione televizive më thonë: “Televizioni REPORT TV, çdo ditë dëgjon njerëzit që telefonojnë por disa njerëzve ua mbyllin telefonin, ua ndërpresin bisedimin.

Sidomos atyre që flasin kundër komunizmit. Një ditë një person telefonoi dhe tha: “Komunizmi është i keq, si morri i kuq, por gazetari u egërsua dhe ia mbylli telefonin, me fjalë të rënda kundër telefonuesit.

Edhe unë shokëve të mi u tregova: Gazetari e ka ofenduar, fyer, diskriminuar telefonuesin, duke i mbyllur telefonin dhe ndërprerë bashkëbisedimin për morrin e kuq dhe komunizmin me ves e huq.

Gazetarët e televizioneve në Tiranë aq sa janë injorantë, janë edhe arrogantë, aq sa janë sharlatanistë janë edhe kaotistë, nuk lejojnë bashkëbisedime jetike sublime, por me detyrim duan tu imponojnë njerëzve veset e huqet e tyre personale. Çdo njeri ka vese, huqe, dëshira, ndjenja, të mira të dobishme, gusto të shijshme, por kurrë nuk duhet me i detyruar të tjerët, me i përtypur veset e huqet e tij vetjake.

Personi që ka telefonuar në Raport TV dhe ka thënë “Komunizmi është si morri i kuq” është njeri mendimtarë vizionarë, fisnik i admiruar, jetik ilminik i merituar dhe gazetari duhej ta dëgjonte, të bashkëbisedonte dhe ta publikonte mendimin e tij jetësorë. Por gazetari i mangut don si e si, që asnjëri mos të dijë për morrin e kuq, as për ves e huq.

Del pyetja pse?

Përgjigja: Gazetari i Report85 TV ishte dhe është si morri i kuq, ishte dhe është vetë komunist me ves e huq të keq, të lig, kaotik, rrakitik, por ka në pronësi televizion mediatik privat me synimin për ta mbuluar morrin e kuq. Duke mbuluar morrin e kuq ka penguar shëndoshjen e jetës njerëzore.

Gazetarët dhe analistët e televizioneve mediatike duhet të flasin dhe të shkruajnë kundër morrit të kuq dhe komunizmit enverist ramizist por edhe berishizmit kaotist neomarksist akoma më i keq sesa morri i kuq, por gazetarët dhe analistët ishin dhe janë vetë enveristë, ramizistë dhe neomarksistë të kamufluar.

Nga data 24 Dhjetor deri me 7 Janar, unë nuk shkruaj, por studioj literaturë Fetare, por edhe kam dëgjuar emisione televizive. Isha e jam i mahnitur me vasinaset e PSALMET BIBLIKO UNGJILLORE, por më kanë neveritur prockat e brockullat e pista të emisoneve televizive, shumë negative regresive dhe dalin e thonë “Edi Rama komunist e diktator si Enveri me Ramizin të vdekur.

Rrezik të madh paraqet Edi Rama dhe duhet rrëzuar me 25 Prill 2021. Duhet rrëzuar medoemos, që vendi mos të shkojë në kaos”.

Këto fjalë i përsërisin nëpër televizione ata persona që e mbajnë veten, për gazetarë mediatikë dhe analistë artistikë publikë.

E vërteta qëndron dhe do të qëndrojë: Fjalët artistike mediatike, janë të dobishme publike, kur janë të vërteta dhe të drejta.

Mirësinë dhe mrekullinë e bëjnë fjalët e vërteta dhe të drejta.

Me gënjeshtra të shtrembëra bëhet kërdia dhe batërdia. Me spekullime dhe shtrembërime nuk forcohet drejtësia, as demokracia, por shtohet lakmia dhe marrëzia, dhe duhen demaskuar me guxim.

Unë argumentoj e vërtetoj, Edi Rama as ishte as është komunist, por ishte antimizorist i dalluar që adoleshent e student në pikturë.

Ashtu si unë isha e jam antimonstruozist dhe antivampirist i betuar që adoleshent e student për kulturë

Gazetarë që planifikojnë kaos, batërdi, rrëmujë e katrahurë ka vetëm në Tiranë e askund në Europë.

Gazetarë që urrejnë shkrimtarët e tregimeve të vërteta faktike ka vetëm në Tiranë e askund në botë.

Gazetarë cullak që detyrojnë njerëzit në telefon të flasin si dredhak e kameleon, ka vetëm në Tiranë.

Gazetarë zgerdhec që duan tu imponojnë medoemos tërë popullit, veset, huqet, e gustot e tyre të pista vulgare dhe brutale vetëm në Tiranë ka dhe askund në univers e galaktikë.

Gazetarë obskurant e kontradiktorë që nuk dinë se Shqiptarët janë edhe Iliro Arbnorë vizionarë e mendimtarë shembullorë fisnikë e kreshnikë 7500 vjeçarë kurdoherë në ballë të parë.

Televizione që angazhojnë skalione anarshiste, për të rrëzuar qeverinë socialiste moderniste me kryeministër Edi Rama reformatori e kontributori shembull e model eposik në Gadishullin Ballkanik.

Gjashtë televizione regresive me gjashtë skalione destruktive meskiniste monstruoziste vetën në Tiranë ka.

E vërteta e drejta ka triumfuar e do të triumfojë.

Edi Rama me qeverinë juridike publike, nuk rrëzohet as me 60 televizione e as me 60 skalione kaotike rrakitike, por akoma më shumë do të lartësohet.

Tregimin e sotëm e nisa me një fjalë të urtë Shqiptare.

Fjalët e urta, por edhe të lashta popullore kombëtare Arbnore janë dituri e madhe jetsore që e kanë burimin nga epokat jetike, historike qindra shekullore në 75 treva e krahina pellazgjike në enklavat etnike autoktone Albano Ballkanike, por kësaj herë do të tregoj: Njeriu mund të mbahet, të lavdërohet edhe si Profet Pejgamber Hasret e Muhamed Alejhiselam Subhan, por nuk mund të bëjë asgjë të mirë të dobishme për njerëzimin, kur nuk je vigan, i drejtë dhe human i vërtetë.

Fjala më e Shënjtë ishte, është dhe do të jetë AMIN HYJNIBIN. Është mirë ta thuash e ta duash 55 herë çdo ditë, nëse je dhe do të jesh IRADIN I BETUAR E ILMIN I BEKUAR, por edhe teuratik i dituruar.

Dy teuratikë të dituruar, janë mbi dyqind shkencëtarë të kualifikuar, por nuk kanë zhdukur as morrin e bardhë, as morrin e kuq, nga trupi i njeriut.

Mjer ai njeri, që nuk e largon morrin e kuq nga trupi dhe jeta e tij vetjake. Se morrin e kuq nuk ta largon dot, as mjeku, as shkencëtari, as ilaçi.

Morri i kuq është shumë më i rrezikshëm sesa virus covidi.

Morri i kuq të helmon, të infekton, të tromaks, të rrëzon, të sakaton, të gjymturon dhe nuk ngrihesh as nuk përtërihesh.

Lum ai njeri që largon nga mendja e llogjika e tij veset dhe huqet e shtrembëra, largon nga zemra dhe gjaku i tij dëshirat dhe ndjenjat e pista, të qelbura, të ndyra.

Në librat Fetare shkruhet: “O ti njeri që ke Perendi, zemren pastroje, mendjen dituroje, por dije mirë, dhe zbatoje, nuk pastrohet as nuk diturohet as me ilaçe, as me ushqime”.

Këto fjalë të lashta mijëra vjeçare janë aktuale edhe sot, janë të dobishme shekull mbas shekulli.

Jemi në shekullin XXI, ka shumë ilaçe dhe ushqime por zemrat janë të kalbura, mendjet të mangëta, dhe nuk i dallojnë sesa zemra e pakson mendjen, e apo mendja e kalbëzon zemren e qelbëzon gjakun.

As nuk kuptojnë se unë me shokët e mi kemi folur e shkruar kundër komunizmit, por nuk kemi kërkuar, as kërkojnë me i vra komunistët, ashtu si mendojnë gazetarët e emisioneve televizive, dhe nuk pranojnë me bashkëbiseduar, as në telefon.

Nga ana tjetër janë po këta gazetarë që ulurasin e thonë “Edi Rama, me qeverinë, pengon fjalën e lirë mediatike, shtyp lirinë dhe demokracinë”.

Në fakt fjalën e lirë artistike mediatike, publike, lirinë dhe demokracinë jetike e kanë shtypur dhe e shtypin, e kanë shtrembëruar dhe e shtrembërojnë shumë keq vetë redaksitë e gazetave private kaotike dhe televizionet politike rrakitike.

Trupi i njeriut po të ushqehet vetem me një produkt, nuk jeton as 20 vite. Sot shumica e njerëzve nuk dinë të ushqehen. Aq më keq nuk dinë të kulturohen, as të diturohen, por janë molepsur dhe tromaksur vetëm me idologjinë marksiste dhe me doktrina komuniste paganiste, meskiniste, monstruoziste.

Shkrimtar e poet me 5555 tregime e poezi.

Shënim ekskluziv me fragmente prozaike.

Fenë duhet me besuar, por edhe me e dalluar nga ideja e mideja.

Se nuk janë njësoj. Ata që lavdërojnë komunizmin, paganizmin e mizorizmin nuk bëjnë asgjë të mirë të dobishme.

As ata që lavdërojnë dy morrat, të bardhin e të kuqin.

Nuk lavdërohen morrat, as kermat e puplat e laraskave, as kthetrat e pista të sorrave, as kuplat e ndyra të horrave.

Ata që lavdërojnë komunizmin, paganizmin, mizorizmin, sharlatanizmin, monstruozizmin, kaotizmin, barbarizmin nuk bëjnë kurrë zhvillim e modernizim, as përparim e shkëlqim blerim, por i shkaktojnë njerëzimit shkretim, muzg dhe errsirë.

Në tregimet në vijim do të tregoj ngjarje të mizoristëve të shtrembëruar, edhe të sharlatanistëve të qelbëzuar edhe të morristëve të infektuar, por sot po tregoj edhe një fjalë tjetër pikante popullore e cila thotë: “DITURIA ME SY NUK SHIKOHET, NË SHPIRT KRIJOHET E ZHVILLOHET, NË ZEMËR SHUMËFISHOHET E LARTËSOHET, POR ME FLORIJ NUK PESHOHET”.

Tiranë, Janar 2021

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat