Pas një botimi te ri të Vilhelme Vranari Haxhiraj

Libra

Pas një botimi te ri të Vilhelme Vranari Haxhiraj

Më: 21 mars 2021 Në ora: 08:51
Vilhelme Vranari Haxhiraj

Ditët e fundit doli nga botimi libri më i ri i shkrimtares, publicites dhe hulumtueses së mirrënjohur vlonjate Vilhelme Vranari Haxhiraj „Mjeshtër i Madh“. “Pa Limit” (ese-publicistikë), i autores mori kështu udhën për tek lexuesit, njëkohësisht shënoi dhe një shtesë tjetër në morinë e madhe të botimeve të shumëpritura të autores. Me përkujdesjen e Shtëpisë Botuese “Europrint”, dhe me dy këshilltarët e matur të autores, Prof. Dr. Akademik, Eshref Ymeri dhe bashkëshorti i saj, Fitim Haxhiraj, i cili ka një nuhatje të jashtëzakonshme rreth situatave të ndryshme politike, ekonomike në vend dhe rajon, autorja "falënderon kritikët, analistët, lexuesit si dhe mediat që publikojnë krijimtarinë e saj". Që në fillim të kësaj paraqitjeje qaset një risi, një vlerë e duhur dhe e qasur nga një penë, që krahas përkushtimit të botimit shoqëron dhe kulturën e vlerës dhe vlerësimit, po aq dhe të arsyes që në jo pak raste mungon duke falenderuar ata që përbëjnë skenën e quajtur pas perdes së angazhimit të materialit, sikurse ndodh në një teatër, ku duken vetëm aktorët dhe pjesa tjetër, një armatë e konsiderueshme nuk shfaqet në publik. Natyrisht, kjo është pjesë e kulturës dhe traditës së saj patriotike, që në asnjë rast nuk harron të falenderojë, edhe pse e gjitha në fakt është një angazhim i madh personal i saj.

Këtë e gjejmë në jo pak raste. Shkrimtarja Lili St. Crow shprehet se “Disiplina lejon magji. Të jesh shkrimtar do të thotë të jesh njeriu më i mirë i qasjes së kulturës, vlerës dhe respektit. Ju nuk uleni dhe shkruani çdo ditë për të detyruar Muzën të shfaqet. Ju e keni zakon të shkruani çdo ditë në mënyrë që kur ajo të shfaqet, të keni shansin maksimal për ta kapur, dhe shtrënguar çdo pikë të fundit nga ajo.“ Më tej e mirënjohura Maya Angelou shprehet: “Ajo që përpiqem të bëj është të shkruaj. Mund të shkruaj për dy javë dhe mund të jenë gjërat më të mërzitshme dhe të tmerrshme. Por unë përpiqem. Kur jam duke shkruar, shkruaj. Dhe pastaj sikur muza është e bindur që unë jam serioze dhe thotë, ‘Mirë. Mirë. Unë do të vij. Por, unë nuk harroj të falenderoj… të falenderoj të gjithë edhe ata që më sjellin një gotë ujë’” Në një kapje tjetër të rëndësishme David Lindsay-Abaire thotë se „… është thjesht një gjë e vetmuar. Ndonjëherë bota që krijoni në faqe duket më miqësore dhe e gjallë se bota në të cilën jetoni në të vërtetë, ndaj duhet falenderuar e gjitha”.

Në fakt kështu shprehen edhe mjaft të tjerë shkrimtarë, si Neil Gaiman, apo Charles Bukowski, që thotë tek „Nata e fundit e poezive të Tokës“ se „Të shkruash për bllokun e një shkrimtari është më mirë sesa të mos shkruash fare, në qoftë se nuk ke falenderuar“ dhe Philip Sidney, tek „Astrophel dhe Stella“ që shprehet se „Të kafshoj pendën time të vërtetë, duke e rrahur veten për inat: "Budalla!" më tha muza ime, "shiko në zemrën tënde dhe shkruaj një falenderim të gjatë“.

Kështu jo vetëm shpërndarja e ditëve të fundit me rastin e daljes nga botimi, por edhe vetë “Pa Limit” (ese-publicistikë), i autores akademike Vilhelme Vranari Haxhiraj është gjithëpërfshirje e tillë. Kjo e mirëkuptuar, pasi Blloku i shkrimtarit është një gjendje që prek si amatorët, ashtu dhe njerëzit që nuk janë seriozë për të shkruar. Kështu është e kundërta, përkatësisht frymëzimi, për të cilin amatorët gjithashtu janë shumë të dashur dhe frymëzues. E thënë ndryshe: „një shkrimtar profesionist është dikush që shkruan po aq mirë kur nuk është i frymëzuar sesa kur mbetet, por që shkruan me frymëzimin dhe respektin e një falenderimi të duhur për të gjithë ata, që janë në këtë anë, në frymëzim e sipër”, thotë shkrimtari Philip Pullman.

Natyrshëm në të gjithë qasjen, me gjithë këtë kulturë-shpërndarje, “Pa Limit” (ese-publicistikë), i shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj, është një dashuri dhe logjikë më vete e falenderimit të madh, ku natyrisht “Europrint”, redaktorja Lejla Gorishti, disenjatori, Jorgo Saqellari, korrektuesja Blerina Ndreu dhe dy këshilltarët e matur të autores kanë një pikëtakim të merituar në këtë pakt.

Image
Libri
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat