Dumitru Nicodim  në Gjuhën Shqipe

Libra

Dumitru Nicodim  në Gjuhën Shqipe

Nga: Baki Ymeri Më: 2 prill 2021 Në ora: 07:17
Dumitru Nicodim

Nuk është as libri i parë dhe as i fundit me një poet rumun dhe një poete shqiptare. Poeti rumun Dumitru Nicodim (prezent në këtë vepër të përbashkët eme poeteshën e talentuar kosovare Gentiana Muhaxhiri), u lind më 16 shkurt 1951 në fshatin Sălcioara, komuna Jurilovca, qarku Tulcea. Qe strehuar nga Shtëpitë e Fëmijëve Shkollorë nga Navodari dhe Tulcea. Studimet e shkollës së mesme në Eforie Sud dhe Tulcea, në „Spiru Haret”, kurse ato universitetare në Fakultetin Energjietik (1976) në Universitetin e Bukureshtit.

Mbrojti Doktoraturën në fushë të hidroenergjetikës (1989). Ishte inxhinier ndërtimi në hidrocentralet Govora, Strejeşti, Draganesti dhe shef kantieri në Rusanești (mbi lumin Olt), derisa u vu në qarkullim më 1989. Në vitet 1990-92 ndoqi Shkollën e Lartë të Gazetarisë dhe Marrëdhënieve me Publikun, duke qenë kryeredaktor i së përditshmes „Dreptatea” (Drejtësia). Ndërtoi strukturën e rezistencës në ndërtesa të shumta në Bukuresht dhe  e bëri skenografinë e filmave „I bekuar qofsh o burg!, „Porta e Bardhë”, „Traktati i rremë për Shpëtimin e Shpirtit, „Kardinali dhe Eliksiri i Rinisë, duke patur për regjisor Zt. Nicolae Margineanu. Asshte i nominalizuar për çmimet Gopo dhe UCIN, si dhe dekorin e filmave „Poarta Albă” më 2015, dhe „Kardinali”, UCIN 2019.

Midis viteve 1991-2015 ishte lektor në Fakultetin e Energjetikës në Universitetin e Bukureshtit, aktualisht pensionar. Është  autor i shpikjeve dhe inovacioneve të nderuara me çmime në ekspozitat kombëtare. Është prezent në fjalorët e CT Dârţu „Personalitetet Rumune  dhe faktet e tyre, 1950 – 2000”, vëllimet 39 dhe 62. Ka qenë laureaut i çmimit nga filiala e Unionit të Shkrimtarëve në Brashovë, me Çmimin Special për Poezi  për vitin 2009, si dhe me çmimin për prozë nga Shoqata e Shkrimtarëve të rrethit Tulcea, AEGYSSUS, për vitin 2018. Ka botuar mbi 20 vëllime me prozë dhe poezi në shtëpi të ndryshme botuese në Rumani  (Humanitas, Curtea Veche, Libris Editor, etj.) dhe në Itali, Francë dhe SHBA.

 

Aventura në det

 

Kam rrjedhur për ca kohë.

Ti nuk kishit anije të më mbash.

Kështu mësova të kaloj nëpër ujëvara

më poshtë deri në Detin e madh

duke e patur diellin bashkëveprues

unë u ngrita në ajrin që e thith.

Pse më kërkon nëse më shpërndant?

me çdo frymëqitje?

Ky është mendimi im...

 

Puthja e fundit

 

E din kur ne u puthëm

herën e fundit?

Ishte koha kur Shën Pali

ecte midis njerëzve duke u thënë

nëse s’ka dashuri, nuk ka asgjë.

 

Ishte një komplot universal

Askush nuk më tha: shih!

Kjo është puthja e fundit!

Goja ime harroi si ta bëjë,

goja jote nuk di të më provokojë!

 

Po të qaj edhe sot

 

Pasi u kërruse në lindjen time

u përkule përmbi parmak

për të ma parë pakënaqësinë.

Ti re dhe s’mund të të nxjerr.

Asnjë zinxhir i kovës

nuk arrin deri në humnerë.

Unë po qaj për ty sot

në rrënjën e një ëndrre.

 

Heshtja këndon

 

Heshtja këndon në mua

Në harmoni e ndjerë ndryshe

Si do melodi sublime

Grumbulluar ballë për ballë

Unë jam brenda dhe jashtë

Dhe këndon për të gjithë

Dëgjo! Dhe ata zbresin

Ta mbush zemrën me mirësi

Në vetminë e zemrës së pastër

Me përpjekje asketike

Unë i mbledh këto befasi

Si mbi një alfabet kozmik

Është Paqja e Shenjtë që e dërgon

Zotiin e Madhërishëm të Universit

Është Dashuria e Tij e nxehtë

Që e shoqëron Njeriun në shëtitje.

 

Shoqes sime, me dashuri

 

Me imagjinatën tënde të pasur e të gjallë,

nga mëngjesi deri në mbrëmje

dhe nga mbrëmja deri në mëngjes,

ti po e shpik jetën për mua.

E bukur, e zhurmshme, e palodhur

bindëse, dhe plot me shpresë...

pyes veten se si më shkoi mendja

për të të zgjedhur vetëm ty

megjithëse, edhe nëse mendoj mirë

nuk e di nëse unë të zgjodha ty

ose nëse ti më ke zgjedhur mua

ose Më i Larti na zgjodhi...

Me imagjinatën time të dobët e të gjallë

po të shkruaj këtë poezi

pa metafora

i habitur nga përkushtimi yt për mua

pa arsye për 15.000 ditë!

Do të ishte koha të të them: Të dua!

 

Dita ime

 

Dije që sot është dita ime

dhe rrij këtu me kokën lart

porsi një plep buzë rrugës.

Ku ka vajtur jeta ime?

 

Isha këtu kur ajo kalonte

Nuk e pyeta: ku po shkon?

A duhet të vrapoj pas saj?

Unë jam vetëm një plep...

Ajo iku në pëjetësi...

 

Më fal

 

Më fal për ditën

në të cilën nuk ju përfshiva

dashuria heshtja e shkrimit,

flakadan n’gojën e humnerës,

me lëkurën si një plazh i nxehtë

drita në pëllëmbën e ndezur,

dantella therëse, stuhi

në një lule prej luleradhiqe.

Më fal për natën në të cilën

Të kam humbur, dashuri

që më shembe, duke interpretuar

lulëzimin e kajsisë...

 

Dëshira

 

Duajuni siç dashurohen koralet

dhe i gjithë oqeani shkon në jerm

porsi zanat natën e rrëshajëve

me trupin, me pamjen dhe fjalën

me zemër më shpesh dhe sidomos

në çdo orë të ditës dhe natës

gjatë gjithë kohës që ju ka mbetur

nëse mund të shndërrohet në pëshpëritje

çdo mendim ta vajosni atë me mirrë.

Për sa kohë që keni vullnet dhe fuqi

duajeni veten porsi pasurinë e vetme

të cilën do ta kemi edhe pas vdekjes.

Dhe Zoti do të na falë gjithmonë

nëse kam dashur gjithçka dhe gjithçka.

 

Poezi e mishëruar

 

Deri në një vit shkruaja poezi

me gishtat në gjinjtë e nënës

Pastaj më zvordhi

ma prenë xhufkën

dhe zgjodha nga dora e saj

një laps kimik

me të cilin shkruaj edhe sot.

Kam 70 vjet dhe shumë libra të botuara

por askush nuk bleu

një libër nga unë.

Do ta kisha futur atë qindarkë nën kapuç

dhe do ta bënte ajo një zogëz,

do ta kisha marrë një laps tjetër kimik

të shkruaj poezi për ju të dashurit e mi

se unë, poezi e mishëruar,

sepse nuk di të bëj gjë tjetër ...

 

Si  u gjendët?

 

Sepse duhej të bëhesha i madh

zgjodha diku gjithëkund

trupin e saj si një pemë të bukur

të jetë foleja e shpirtit tim.

Ai duhej të më mbronte

nga gjuetia e atyre pa palë

dhe nga gojët e uritura për puthje.

Dhe ishte bota ime përmes syve të saj

"më e bukura nga të gjitha botët e mundshme",

dhe unë u bëra një fëmijë i madh.

Ju si ia dolët?

 

Memzi po pres

 

Na ndanë disa gjethe të rëna

mbi të cilat s’mund ta kapërceja

Vështrimi yt i mahnitur

i lënte fjalët pa krahë.

Ky imazh u kap befasisht

nga Zoti i cili

ishte në detyrë atë ditë

dhe e tregon atë sot në festën

E Zbritjes së Frymës së Shenjtë.

Mezi pres të kuptoj se çka ndodhi!

 

Duke ëndërruar përqafimin

 

Unë vrapova para teje

me çiltërsi porsi Ida

pranë Pingalës

duke ëndërruar përqafimin,

me përkëdhelje si nata

pranë ditës

duke ëndërruar përqafimin,

me vrrull porsi uji

përgjatë brigjeve

duke ëndërruar përqafimin

në ndjekjen vdekjeprurëse

si tigri pranë gjahut

duke ëndërruar përqafimin.

Dhe malli në mua rrodhi

porsi fije mëndafshi

natën dhe ditën

duke ëndërruar përqafimin.

Tani i mbështjell në fshikëz bërtas:

ky nuk është përqafimi i ëndrruar!

Por askush nuk më beson mua ...

 

Noe qysh para vdekjes

 

E pabesueshme se si e tërhiqja

pas meje errësirën!

Ju nuk kishi si të më shihni

derisa një fërfëllimë

e shpërndau natën rreth meje.

Vetëm atëherë e pashë se

ishte një pëllumb i bardhë

ulur në kokën e statujës sime

dhe ai po tallej me mua

desha te qesh por nuk kisha arsye...

Ai më tha se po e kërkonte portin

dërguar nga Noe, vëllai im,

shpëtimtar i shpirtrave të sëmurë,

qe 30 vjet shofer i ambulancës.

Zoti qoftë me ty vëlla

dhe me ata si ti,

të cilët nuk kanë gjumë

për jetën e të tjerëve

 

E papërsëritshme

 

Kaloje nëpër mua si nëpër park

duke menduar për diçka tjetër

Pemët e vjetra duartrorkisnin me gjethet

Bukuria dhe ecja e levarashtë,

të rinjtë flisnin me telefona kimikë

për ty, subjekti i ditës,

të intriguar nga drita që e shpërndaje përrreth.

Nuk kishe mundësi të më njohish

në atë mënyrë specifike, të paomologuar,

Isha mjaft i shtrembëruar

për shkak të fitoreve

që i kisha mbi mua,

dhe u humbe në mendimet e mia

deri në ditën e sotme

E papërsëritshme!

 

Çfarë kohësh kemi jetuar!

 

Ishe kaq e shëndritshme

saqë nga larg të shihja në errësirë.

Ndonjëherë, në dritën tënde mund të lexoja

abetaren e dashurisë, megjithëse gjithmonë

duhej të filloja me shkronjat a dhe u.

Përndryshe ti nuk më shihje

sepse isha në këmbët e tua,

më të bukura se vetë ato

dhe ti pengoheshe prej meje kudo.

Unë kisha një defekt - dija të bëja

dashuri vetëm në errësirë,

por ti nuk shuheshe kurrë.

Me kalimin e kohës, u bëre kujtim

për të cilin ndonjëherë mendoj

e kjo nuk është e vërtetë.

Nëse kjo poezi lavdërimi

Do të arrijë te ti, të lutem

t’ia bësh me sy!

 

Ju çka po bëni?

 

Për ty, e dashura ime

lërova dhe mbolla,

ndërtova dhe rrëzova,

luftova dhe psherëtiva,

kisha nxehtë dhe po dridhesha,

kam këputur lule dhe ndenja në pritje,

kam gënjyer dhe kam shkruar poezi.

Të gjitha këto ti i di...

 

I shqetësuar, një herë e pyeta

atë plakun, nëse

i duket e çuditshme atë që bëj unë.

Ai u përgjigj se edhe ai

e ka bërë të njëjtën gjë

por u bë me dymbëdhjetë fëmijë,

jo me tre si unë...

Ju çka po bëni?

 

Koha e poezisë

 

Në kohën kur durimi im

kishte arritur kufirin dhe ishte

vetëm një lak shuplake

derisa të lindë Poezia

 u sule në mendjen time dashuri

duke përzjerë të gjitha gërshetimet

të gjitha ndërtimet dhe qartësitë,

të gjitha pajisjet mbrojtëse,

betimet, rrjetat e shpëtimit,

pritjet e tanishme dhe të ardhshme,

duke lënë një rrëmujë, një kaos

nga të cilat pas mundimeve të mëdha

munda të shpëtoj vetëm

këtë përshkrim të paqartë

të shkatërrimit, e dashura ime!

 

Pa fjalë

 

Më kot kërkon

Përtej syve të mi

nuk po digjet kurrë një flakë.

Poezitë rrinë të mbledhura jashtë;

lexuesit kalojnë me nxitim,

të ndjekur nga e ardhmja e pafund                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                             Kurrillat, më të trishtuar se kurrë

u larguan për të na lënë vetëm

me të gjitha ëndrrat tona

Hyni! Përralla është brenda meje!

ngjeshuni në skajet

për të qëndruar në qendër

pikëshikimet,

ofkëllima që ju mban...

 

Dëshiroja të vij te ti

 

Mund të bëja më shumë

për ngjitje në iluzione

nëse nuk takohesha çdo ditë

me vdekjen, në cep të trekëndëshit

Ajo më tha: Mos shko në gjerësi!

 

Dinte të numërojë dhe gëzohej

kur arriti dhjetë, njëqind, një mijë

dhe nuk e di se sa,

por nuk mund të duroja aq shumë.

Doja të arrija te ti të të them

se sa shumë të dua!

 

Gjethet e vjeshtës

 

Kaluan pranë meje, përshëndetje

Më thirrnin, por isha i kalamendur,

format tua pa të meta,

gjethet e vjeshtës në lumin Amour.

 

Shpërndava gëzime si nëpër sitë

sepse shpirti im ishte trubadur.

Keqardhjee e vonë e e papastër,

gjethe vjeshte ne lumin Amour

 

U përpoqa si milingonë, të betohem

të gërmoj një tunel derisa të të vjedh

por shkëlqeje si mbretëresha përreth.

në ujin e ftohtë të lumit Amour.

 

I vetmuar, trubadur plak i përjetshëm

veç kujtimet kalojnë nëpër mjegull, bonjour,

me format tua pa të meta,

gjethet e vjeshtës në lumin Amour.

 

Thirrja e zotit

 

Fëmijëria ime nuk u shpërngul

por rri atje si një qiell me yje

me përrallat e saj të dremitura,

me përgëzimet e saj te lumtura

porsi një meze e lehtë ushqyese

m’rrugën e gjatë nga e vogla në të madhe

dhe edhe pak më shumë

nga e madhja deri në asgjë.

Është koha e Darkës së Tinëzisë

thirrja dhe Zoti me milingona

dhe fëmijës në mua ka frikë.

 

Mbështetuni tek unë!

 

Jam pemë e jastëk dhe breg,

Mbeshtetuini tek vetja ime,

Jam ne sediljen e pasme

edhe baston edhe parmak,

mbështetuni tek unë,

Jam sup dhe libër e mur,

mbeshtetuniu tek unë!

 

Kur të pëlqeni ose doni të lexoni,

kur jeni i përgjumur ose të lodhur,

kur ngjiteni lart ose poshtë,

kur ëndërroni ose dashuroni,

mbeshtetu tek unë!

 

Me kokën, me dorën, me shpinën,

me këmbët. me shikimin, me trupin,

me mendimet, me të gjitha fjalët,

me ujërat, me të gjitha burimet,

me lodhjen, me urrinë, me nxehtësinë,

duke rënë, përplot me dhimbje,

mbeshtetuni tek unë!

 

Se do t’ju ledhatoj në fytyrë e flokë,

do të ju derdh në gotë të vërtetën,

dhe ju do të këndelleni një çik

dhe shkoni pemëz, pemëz, në asgjë!

 

Unë jam fajtor

 

Jam fajtor se kam dashur

më në të djathtë

më në të majtë, sipas rradhës

me mendimin, me shpirtin

me zemër ose me tërë qenien.

 

Jam fajtor se kam shikuar

në sy dashuritë

dhe se ua doja të gjitha të mirat

pa e pritur shpërblimin.

 

Jam fajtor për nuancat

për ngjyrën dhe parfumin

dhe për secilën rrugë

fshehur, për çdo dush

dhe sidomos për kthimin.

Jam fajtor për erëtimën

dhe për këngën e pagabueshme

të tyre në shpirtin tim.

 

Unë jam fajtor për Zotin

që për kaq shumë faje

ka endur një hënë të plotë

përmbi shtratin tim

prej mëndafshi të misrit

ku dashuroj dhe qaj.

 

Jam një sferë

 

Jam një sferë e errësirës së thartë

në të cilën po dremit një Zot.

Dashuria rreh thundrrat rreth meje

të kufizojë Hapësirën e Shenjtë.

 

Ajo është ëndrra e Të Përgjumurit

dhe thundrra e saj refren i zgjimit

por gjumi i Tij është i pavdekshëm

me kaq shumë netë në mua u lodha.

 

Burimi i natës është gjumi i Tij

do të zgjohet dhe do të vdesë

Ai fle vetëm tek ata që janë gjallë.

vetëm ti dashuri e mban dritën e Tij

 

Ta zgjosh nga gjumi? Ka fjetur mjaftueshëm?

Mungesa e tij po duket në tokë?

Dashuria, e bija e natës u kundërshtua!

Çka bën ajo në botë është gjë e shenjtë!

 

Kam qenë bashkëkohës

 

Kam qenë bashkëkohës me krejt poetët

nga brezat që tashmë nuk janë,

por dikur kishin ëndërruar në këtë tokë

të ndriçuar nga pemat e jetës.

 

I ftova në një kafe me rradhë

në netët e vona të pagjumësisë

të magjepsim një poezi me hijeshi

atë që do të donte të shkëlqejë në fjalë.

 

Ata erdhën me perënditë e tyre nga retë

dhe unë vetëm me Zotin në tre ngjyra,

shtëpia ime u mbush me hir dhe gëzim,

dhe kur shkonin lanë një dhunti në poezi.

 

Ngase ata e përdorën dorën time diskrete

t’i shkruajnë të pashkruarat në kohën e tyre,

dhe ishte dashuria Humnera e vetme

përmes së cilës u lindëm, dhe kush na vrau!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat