Libri "DYLBERJA" është shkruar nga Autorja Xhuljeta Ferraj, që punon dhe vepron midis Italisë dhe Zvicrës. Është një libër me 58 poezi, një libër praktik,jo i lodhshëm për lexuesin,por i këndshëm që mund të lexohet për pak kohë.
Poezitë janë me temë të lirë.
Shkrimtarja Ferraj është poete emocionale, që frymëzohet aty për aty,nga ngjarjet e jetës reale të përditshme.
Libri ,nuk ka një zhanër specifik.
Ky libër është shkruar në të njëjtën kohë kur ka dal dhe klipi me këngë "TË PRES DERI NË PERËNDIM", i këngëtares Xhuljeta Ferraj,dhe sapo ka dalë nga shtëpia botuese në Kosovë,
"SHKROLA" Prishtinë.
Autorja është një Artiste dimensionale.
Ajo Ka shkruar 3 libra me poezi, një dramë, një roman,dhe një skenar filimi.
Ajo është Aktore profesionale internacionale,ka mbaruar Akademinë e Artit "INTERNAZIONAL ,FILM,THEATËR-, PRODUKSION " në Zvicër Zürich.
Punon në teatrin "LATERNE"në Zvicër,dhe në bashkëpunim me teatret,dhe produksionet e filmit si aktore në qytetin e PARMËS në ITALI.
Autorja Ferraj është këngëtare e polifonis së jugut.
Ajo vjen nga një familje Artistësh,babai i saj muzikant i firzamonikës ,dhe nëna stiliste rrobash.
Xhuljeta u rrit në Itali,dhe aty studjoj dhe për vallen popullore Shqiptare,dhe korografin nga korograf Shqiptarë.
Ajo kërcen të gjitha vallet internacionale, përfshirë edhe ato Latine.
Xhuljeta është një moderatore e shkëlqyer,ajo punon tek TV ARI në Zvicër, një televizion privat Shqiptarë.
Xhuljeta është një vullkan i pa ndalshëm në Art .
Pse Autorja e ka titulluar librin "DYLBERJA"?
Ajo me këtë titull,pagëzon mitin e legjendës "DYLBERJA".Mitologjia,apo legjenda e përshkruan këtë femër hyjnore ,me bukuri,me emocione,dhe me inteligjencë të pa parë, për familjen, për dashurin, mallin për nënën,dhe babain .
Frymëzimin poetja na e sjell nga vetë emri i nënës së vet që e ka shoqëruar gjithë jetën ,ky emër i shenjtë. "DYLBERJA". Këtë emër e gëzon nëna e autores ,prandaj me respekt të veçantë, këtë libër autorja ja kushton nënës "DYLBERE".
Ja disa vargje analizë të poezisë me titull "MIKU XHELOZ".
............................................................
Pema pa frut nuk vlen aspak,
Rrënjet e saj,si miku dështak,
Edhe tokës i rëndon trungu i thatë,
Më mirë një mik,se shumë qesharak.
E preva pemën gjer në mes,
Prita në mos po lulëzonte përsëri,
Por ajo , për besë, më tradhëtoi,
U zhvesh me vjeshtën lakuriq.
Autorja shprehet :ashtu si pema pa frut, që nuk vlen aspak,edhe miku xhelozë nuk ka vlerë.
Pra ajo thotë: më mirë një mikë i mirë,se shumë miq por që janë qesharak.
Ajo priti që pema të lulëzonte përsëri,priti dhe mikun se mos ndryshonte,miku e tradhëtoj,edhe pema u zhvesh nga vjeshta lakuriq.
Sa krahasim të bukur, që ka bërë autorja Ferraj,e ka krahasuar mikun zheloz,me një pemë të thatë që nuk vlen asgjë.
...............................................................
Ja dhe disa vargje analizë, të poezisë me titull "NUK MË NDAJNË DOT".
As shantazhet egoiste,
As kurthet e njeriut,
As shpifjet e të ligut,
Nuk më ndajnë dot nga ti.
As feja myslimane,
As ajo kristiane,
As prifti me hoxhën,
Nuk më ndajnë dot nga ti.
Ja sa bukur autorja flet në vargjet e saj për një dashuri "përrallore".
Këtë dashuri e përjeton vetëm një çift, që janë të dashuruar marrëzisht.
Ajo thotë:as shantazhet,as kurthet e njeriut,as feja,as hoxha,as prifti,nuk bëhet pengesë kur një burrë e grua dashurojnë. Ja pra sa e fortë është një dashuri kur ajo është e sinqert,nuk ka pengesa,janë të kalueshme.
Vargje poetike magjike të autores Xhuljeta Ferraj.