Romani i parë me temë amerikano-shqiptare botuar në Amerikë

Libra

Romani i parë me temë amerikano-shqiptare botuar në Amerikë

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 06:49
Ilustrim

Carrie Hooper në korrik të vitit 2021 botoi versionin anglisht të romanit, “Një grua midis dy burrash” në faqen e internetit, Lulu në bashkëpunim me shkrimtarin shqiptar, Skifter Këlliçi me banim në  Waltham të Massachusetts në ShBA. Sabije Veseli, një shkrimtare shqiptare e cila jeton në Fountain Lakes, Ne New Jersey, e lidhi me të në tetor të vitit 2018 kur mori pjesë në promovimin e volumit të parë poetik, “Piktura në fjalë” me poezi të cilat i shkruan në shqip dhe përktheu në anglisht, të organizuar nga Shoqata e shkrimtarëve shqiptaro amerikanë në Bronx të Nju Jorkut. Qëndroi te Sabija dhe familja e saj.

Pasi Carrie Hooper dhe Zoti Këlliçi flisnin shumë herë në telefon dhe shkëmbenim shumë emaile, lindi ideja të bashkëpunimit në një roman, “Një grua midis dy burrash”, të cilin Zoti Këlliçi dëshironte ta botonte në Amerikë. Ai e kishte shkruar në shqip. Carrie Hooper e përktheu në anglisht duke bërë disa ndryshime të vogla. Pastaj, me ndihmën e një shoku, e botoi në Lulu me titullin, “A  Woman Bet ween Two Men”.

Carrie Hooper, lindur dhe rritur në Amerikë dhe krejtësisht e verbër që nga lindja, punon si mësuese të kantos, të pianos, dhe të gjuhëve të huaja. 

Zotëron gjashtë gjuhë: gjermanisht, italisht, spanjisht, suedisht, shqip, dhe rumanisht.  Tani jep mësime private të gjermanisht por dha edhe mësime të gjermanisht, italisht, dhe rumanisht te një universitet i vogël në Elmira të Nju Jorkut, vendlindja e saj. 

Është edhe përkthyese dhe ka përkthyer tekste nga shqipja dhe rumanishtja në anglisht.  Filloi ta mësonte gjuhën shqipe pasi kishte një student nga Shqipëria në një kurs të italishtes që e mbajti në vitin 2008.  Në fillim mësonte vetë me një libër në Brail dhe pastaj ndoqi kurse verore të gjuhës shqipe te universiteti shtetëror i Arizonës dy vera me radhë.

Shkruan edhe poezi në gjuhë të ndryshme dhe ka shkruar vjersha në gjuhët shqipe, rumune, spanjolle, gjermane, dhe angleze.  Ka botuar tre volume poetike. Piktura në fjalë, botuar nga Shtëpia botuese Buzuku në Kosovë, është një mbledhje dygjuhëshe me poezi të cilat Carrie i shkruan në shqip dhe përktheu në anglisht.  Botoi edhe dy volyme poetike në anglisht në Lulu: My Life in My  Words dhe A way from Home.

Romani, “Një grua midis dy burrash” tregon historinë e infermieres, Mary Davenport, e cila fejohet me shkencëtarin, Charlie Smith, por ndërkaq dashurohet me Kreshnik Gërmenin, amerikan me origjinë shqiptare.

 Babai i të cilit vritet kur përpiqet t’i shpëtojë jetën e një police. Pas vdekjes së babait, Lonit, Kreshniku rritet nga James Clement, miku i Lonit. Fatkeqësisht, James është alkoolist dhe Kreshniku bëhet edhe ai alkoolist. Më tej James ka një borxh sepse ka luajtur lojëra fati, dhe për ta paguar borxhin e babait, Kreshniku detyrohet të trafikojë droga.

Mirëpo kur njihet me Mary, Kreshniku do ta shpëtojë veten nga kjo punë. Me të vërtetë, ka aftësi si poet dhe i pëlqen muzika klasike. Romani tregon anën njerëzore e këtij trafikues droge, i cili nuk është keqbërës sepse e dëshiron, dhe tregon rrugën e ndërlikuar të dashurisë. Është bashkëpunimi i parë letrar midis një amerikane dhe një shqiptari, dhe është romani i par ë me temë amerikano-shqiptare botuar në Amerikë.  Carrie e do shumë Shqipërinë, gjuhën shqipe, dhe shqiptarët dhe e mban për nder të madh që mund të bashkëpunonte me një shkrimtar aq të aftë si Zoti Këlliçi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat