Fragment nga romani "Ti" i Ilir Muharremit

Libra

Fragment nga romani "Ti" i Ilir Muharremit

Nga: Ilir Muharremi Më: 3 tetor 2021 Në ora: 10:54
Kopertina e librit

“Do të doja të mos të të kisha thënë që po largohesha për në Itali.”, - më tha Maria.

“Të kujtohet kur vishje atë fjongon e bardhë rreth qafës?”, - i thashë. Qeshi dhe hija e hënës që i binte mbi profil të fytyrës e bënte edhe më të bukur Marinë. U afrova afër jastëkut dhe e ndieja aromën e saj që vinte nga flokët. “Ajo ishte qaforja ime.”, - tha lehtë ajo. “Po, më pëlqente ajo.”, - i tashë.

M’u kthye ai imazh i asaj qaforeje rreth qafës që e mbante Maria dikur. Ëndërroja me sy gjysmë të mbyllur. “Nuk shoh se mund të kthehemi prapë aty ku ishim.”, - i tashë.

“Jo.”, - m’u përgjigj ajo. E ktheu kokën kah unë. “Por jam në rregull me këtë”.

Nxori këto fjali nga buzët e saj të ëmbla. “Po, dhe unë.”, - ia ktheva. Dhe kështu u bëmë të varur..."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat