Fragment i fuqishëm në romanin “Ti”

Libra

Fragment i fuqishëm në romanin “Ti”

Nga: Ilir Muharremi Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 20:51
Ballina e librit

“Jo, jo nuk ka pse të të vij keq zemër, është në rregull.”, - i thashë. Trupi i saj shungullonte përsëri. E mbaja fortë me dy duart. E puthja në buzë vazhdimisht. Murmurisja në mënyrë të paqartë fjalë që kërkonin ndjesë dhe e ngushëlloja.

“Është... në... rregull....” Doja t’ia hiqja nga mendja mendimet e hidhura. ‘Do një kek?”, - i thashë.

Maria buzëqeshi. “Po.”, - tha. U desh pak të ndalonte së qari. Qeshëm duke ngrënë kek. Ishte kek i butë, në brendësi i lyer me çokollatë. Buzët e saj u lyen me çokollatë, u bën edhe më të ëmbla. Ëmbëlsia nuk vinte nga sheqeri, por nga shpirti dhe dashuria.

“Nuk do shkoj në Itali.”, - murmuriste ajo, duke qeshur. “Iu bashkova Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më saktë luftës në Kosovë.”, - i thashë. E qeshura ndaloi. Sikur dallgët e çmendura të detit të qetësohen përnjëherë nga ndonjë magjistar, ashtu reagoi fytyra e Marisë.

“Çfarë, përse duhej ta bëje këtë?”, - e ngriti pak zërin. “Sepse isha i dëshpëruar, zemër”. “Dhe iu bashkove UÇK-së?!”, - më tha ajo. U krijua një pauzë. “Ndoshta është më mirë... unë mund të largohem, dhe ti mund të shkosh në shkollë në Itali.”, - i thashë. “Nuk do të shkoj në shkollë në Itali.”, - ma ktheu. “Mendoja se e dashuroje Italinë”, - i thashë. “Jo arsyeja e vetme përse doja të shkoja në Itali ishte se doja të largohesha nga ti, sepse të dashuroj.”, - më tha Maria...”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat