“Laseri në Oftalmologji”

Libra

“Laseri në Oftalmologji”

Dr.Ali Tonuzi Nga Dr.Ali Tonuzi Më 24 nëntor 2021 Në ora: 10:55
Kopertina e librit

Libri “Laseri në Oftalmologji” i Dr. Ali Tonuzit, është teksti i parë që botohet në fushën e Oftalmologjisë në vendin tonë, llojet dhe përdorimet e shumta të tij në këtë fushë.   Libri është shkruar thjeshtë, i ilustruar me shumë figura, duke e bërë tekstin shumë të kuptueshëm për të gjithë gjeneratën e oftalmologjistëve dhe më gjerë.

Vitet e fundit ka pasur një shpërthim të teknologjisë së përdorimit të laserit  në fushën oftalmologjike edhe në vendin tonë, gjë që shtronte nevojën e bërjes së një teksti bazë, i cili të shërbente për të siguruar njohuritë më të domosdoshme për të shmangur përdorimet e gabuara e pa kriter të laserit në oftalmologji.

Libri është ndarë në pesë seksione: 

Seksioni i parë për principet bazë dhe arsyetimi terapeutik për laserat oftalmologjike, seksioni i dytë tregon në mënyrë të detajuar për përdorimin e laserit në sëmundjet retinale, seksioni i tretë tregon përdorimet e laserit për glaukomën dhe sëmundjet e tjera të segmentit anterior, seksioni i katërt tregon për përdorimin e laserit për katarakten dhe kirurgjinë refraktive si dhe seksioni i pestë tregon aplikacionet e tjera të laserit në kirurgjinë e segmentit anterior.

Laserat tani përdoren rutinë në diagnostikimin, parandalimin dhe trajtimin e shumë patologjive okulare. Megjithë volumet e gjera të literaturës të lejuar në përdorimin klinik të laserit për shoqërimet okulare, është e vështirë për një mjek të përgjithshëm  të zbërthejë këtë tekst dhe të përfitojë një informacion praktik të nevojshëm për përdorim të përditshëm.

Ky libër është konceptuar të shërbejë si një bashkudhëtar i fuqishëm për oftalmologjistët  klinikë dhe siguron një ilustrim të mirë të koncepteve bazë të terapisë së laserit për shoqërime okulare të ndryshme të lidhur me kapakët, kornën, kristalinin dhe retinën.

Principet bazë të përdorimit të laserit, puna preoperative, teknikën egzakte të shpërndarje së laserit, terapinë pas aplikimit të laserit dhe komplikacionet shoqëruese të kësaj terapie, janë shpjeguar gjerësisht në këtë tekst.

Teksi mbulon trajtimin me laser të retinopatisë diabetike, sëmundjeve vaskulare të retinës, degjeneracionit makular të lidhur me moshën, glaukomës primare me kënde të hapur, glaukomës primare me kënde të mbyllur, përdorimin e laserit në kirurgjinë e kataraktit dhe komplikacionet e tij, përdorimin e laserit në sëmundjet refraktive dhe menaxhimin e sëmundjeve korneale me trajtimin me laser në shtesë të shoqërimeve të ndryshme të tjera. Libri “Laseri në Oftalmologji” do të sigurojë një informacion reference praktike të përdorshme për të gjithë mjekët specialistë.

Prof. Sulejman Zhugli

 

Hyrje

 

Vitet e fundit ka patur nje shperthim te teknologjise se perdorimit te laserit  ne fushen oftalmologjike.

Laserat tani perdoren rutine ne diagnostikimin, parandalimin dhe trajtimin e shume patologjive okulare. Megjithe volumet e gjera te literatures te lejuar ne perdorimin klinik te laserit per shoqerimet okulare, eshte e veshtire per nje mjek te pergjithshem  te zberthej kete tekst dhe te perfitoj nje informacion praktik te nevojshem per perdorim te perditshem.

Ky liber eshte konceptuar te sherbej si nje bashkeudhetar i fuqishem per oftalmologjistet  klinike dhe siguron nje ilustrim te mirre te koncepteve baze te terapise se laserit per shoqerime okulare te ndryshme te lidhur me kapaket, kornen, kristalinin dhe retinen.

Principet base te perdorimit te laserit, puna preoperative, tekniken egzakte te shperndarje se laserit, terapin pas aplikimit te laserit dhe komplikacionet shoqeruese te kesaj terapie jane shpjeguar gjersisht ne kete tekst.

Teksi mbulon trajtimin me laser te retinopatise diabetike, semundjeve vaskulare te retines, degjeneracionit makular te lidhur me moshen, glaukomes primare me kende te hapur, glaukomes primare me kende te mbyllur, perdorimin e laserit ne kirurgjin e kataraktit dhe komplikacionet e tij, perdorimin e laserit ne semundjet refraktive dhe menaxhimin e semundjeve korneale me trajtimin me laser ne shtese te shoqerimeve te ndryshme te tjera.

Une shpresoj qe ky liber do te siguroj nje informacion reference praktike te perdorshme per te gjithe mjeket specialiste.

Autori.

Permbajtja

SEKSIONI I

Principet baze dhe arsyetimi terapeutik per laserat oftalmologjike

  1. Laseri mjekësor                                                                             11
  2. Arsyeja terapeutike per fotokoagulacion                                    17

 

SEKSIONI    II

Laseret per semundjet retinale

  1. Puna preoperative e laserit                                                           23
  2. Menaxhimi i laserit ne retinopatin diabetike                              34
  3. Trajtimi me laser ne oklusionet venose                                       57
  4. Fotokuagulacioni ne vaskulitin e retines                                     69
  5. Korioretinopatia centrale seroze                                                  75
  6. Laseri tradicionale ne degjeneracionin makular                                 te lidhur me moshen                                                          81
  7. Terapia fotodinamike                                                                   93
  8. Termoterapi transpupilare                                                         109
  9. Fotokuagulacioni me endolaser                                     114
  10. Perdorimi i laserit ne semundjet retinale te perziera            118                                                     

 

SEKSIONI III

Laser per glaukomen dhe semundjet e tjera

te segmentit anterior

  1. Argon laser trabekuloplastik (ALT)                                         137
  2. Selektiv laser Trabekuloplastik                                      145
  3. Argon laser per iridoplastik periferike                         153
  4. Nd: YAG Laser Iridotomi                                                          156
  5. Nd: YAG  Kapsulotomi                                                  165
  6. Neodymimium: YAG Laser Iridolentikular sinekiolisis          170
  7. Formim pupile, çarje te membranes perilentikulare                      dhe pastrimin e depositimeve nga siperfaqja lentes                            se inplantuar: Pastrimi, fshirja me YAG                          175
  8. Cyklofotokuagulacioni                                                               179
  9. Excimer laser ne kirurgjin e glaukomes                                    189

 

SEKSIONI  IV

Laseri per katarakten dhe kirurgjin refraktive

  1. LASIK                                                                                         195
  2. Femto- LASIK                                                                            233
  3. Pershtatja e frontit te vales – udhezuese e LASIK-ut  238
  4. Keratektomi Fotorefraktive                                                       250
  5. LASEK                                                                                        261
  6. Keratektomi Fototerapeutike (PTK)                                         272
  7. Laser kirurgji per Presbiopin                                                    300
  8. Laser per kirurgjin e kataraktes                                               306

 

SEKSIONI V

Aplikacionet e tjera te laserit

 

30- Aplikacionet e tjera te laserit ne kirurgjin                                      e segmentit anterior                                                         319

Indeksi 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat