Poezi që ngërthen vlera të theksuara ideo-artisike

Libra

Poezi që ngërthen vlera të theksuara ideo-artisike

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 15:36
Kopertina e librit

1.Si hyrje

---------------

Kohë më parë poeti Gafurr Bytyqi , me origjinë nga Janjeva ,tashmë i afirmuar në letrat shqipe , ka nxjerrë në dritë librin e tij të katërt me poezi me titullin:GJUHË E PËRDHTATSHME(Nëntor 2021),Ky poet, siç e ka vënë re poeti i njohur Faruk Tasholli , vjen nga një trevë e njohur e Kosovës , ku kultura shqiptare dhe ajo europiane , e me këtë edhe shkrimi shqip, kishin një shtrat të plleshëm e cilësor.Në këtë kontekst me të drejtë poeti Faruk Tasholli ka përmendur Martin Segonin , Pjetër Mazrekun , At Shtjefën Gjeçovin etj.që kanë jetuar dhe vepruar në një diametër Janjevë-Novobërdë prej nga kanë dalë personalitete shumë të njohura të kulturës sonë.Nga ky vend ku kanë interferuar kultura të ndryshme që nga Mesjeta e këndej , vjen poeti si Gafurr Bytyqi , që domosdosmërisht ka hyrë shumë natyrshën si kulturë e shkrimit shqip ,si faktografi letrare dhe mendësi etnosociale(F.Tasholli)...

 

2.Pak biografi për poetin

-----------------------------------------

Gafurr Bytyqi u lind në katundin Shashkoc ,afër Janjevës , më 10 mars 1956.Pas shkollës fillore ,në Janjevë , kreu gjimnazin në Lipjan , ndërsa Fakulteti  Filozofik , Dega Letërsi fhe Gjuhë Shqipe , në Prishtinë.

Nga shtatori i vitit 1978 punon në SHFMU"Shtjrfën Gjeçovi" të Janjevës.

Është me rëndësi të theksohet se ai ,që në vitet e 70-ta të shek.XX, në shtypin periodik letrar të Kosovës , shfaqet me vargjet e tij të bukura shqip , për të vazhduar deri më sot me poezinë e tij që ngërthen vlera  të theksuara  ideo-artistike.Poeti në fjalë ,siç vërehet edhe tek libri i tij më i ri , Gjuhë e përshtashme( redaktor Sabit Jaha,ndërsa unë recenzent),parapëlqen formën e vargut klasik(tradicional), me rima , që na e përkujton formën e latuar të vargut të Ndre Mjedës.Deri më sot autori ka botuar katër libra ne poezi:

 

1.NESËR VJEN EJONA , 1996(botues "Shoqata e Krijuesve të Artit" Prishtinë 

2.PYLLI I ZI , 1996( botuar nga NB"Rilindja", Prishtinë ,

3.LATËRSI DIELLORE , Prishtinë 2021 dhe 

4.GJUHA E PËRSHTSSHME , Prishtinë,2021.

 

3.GJUHA E PËRSHTASHME...

------------------------------------------------

 

Kohë më.parë  poeti Gafurr Bytyqi nxori në dritë librin e tij të katërt me poezi me titullin shumë domëthënës:GJUHA E PËRSHTATSHME .Ky libër , të cilin e kam recensionuar me shumë përkushtim dhe kënaqësi  , e që lexohet me një frymë për shkak të përmbajtjes dhe gjuhës poetike origjinale dhe elegante , është strukturuar në katër cikle :

I.VARIACIONE TË ËMBLEJE ,

II.HARAÇI I.MARRËZIMIT ,

III.FRYMËMEKJE dhe

IV.GJUHA E PËRSHTASHME ,.

Sipas këtij cikli ,jo rastësisht ,autori edhe e ka titulluar librin e tij më të ti.

Siç shihet edhe të pasqyra e lëndës ,te titujt e cikleve ,tek titujt e poezive dhe tek  përmbajtja e tyre , kuptojmë se aty kemi tema dhe motive nga më të ndryshmet që përbëjnë një sharm të veçant të këtij libri.Duke iu referuar edhe vlerësimit të redaktorit , që është Sabit Jaha , del se poeti Gafurr Bytyqi , ka synuar të arrijë( dhe ka arritur-I.A.) natyrshëm dhe arsyeshëm drejt panteonit poetik me opusin e tij poetik , që karakterizohet për shumëçka nga plejada e bashkëkohësve të tij poetë.Sensi i tij prej poeti , përmes strukturimit tashmë të preferuar të tij(të shumtën sish me strofën katrenë), me rimë , të latuar mjeshtërisht , shpërfaq botëkuptimet e veta ndaj shumëçkaje që e sheh , ndjen dhe dëshiron.Kështu , poeti në fjalë , me gjetje të arrira artistike, pos figurave të shumta dhe të qëlluara , me mjaft sukses i ka vënë në funksion si groteskun , alegorinë  poashtu edhe katarsisin(Sabit Jaha).

Porzia e këtij libri , që është mjaft e pasur me tema dhe motive , ndërlidhet dhe gërshetohe bukur dhe artistikisht me aktualitetin tonë politik dhe në këtë kontekst le të përmendim.poezitë siç janë;Trimi në fusha krimi , Patriotë në të llapur , Skena zgjedhore , Vuajtja e partive , etj.etj.

Të një bukurie të rrallë , veç tjerash janë edhe poezitë:Fotosimbolika 1 , 2 , 3 dhe 4.

Krejt në fund le të theksojmë se ky libër do mbetët thellë në kujtesën tonë për shumësinë e vlerave që ka.

Urojmë që autori Gafurr Bytyqi të na dhurojë edhe libra të tjerë si ky , në këtë kohë kur kemi një vërshimë librash me pseudovlera !...

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat