Edicioni i parë i librit “Harry Potter”, shitet me çmim rekord

Libra

Edicioni i parë i librit “Harry Potter”, shitet me çmim rekord

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 07:43
“Harry Potter”

Një botim i parë i librit të autores JK Rowling “Harry Potter and the Philosopher’s Stone” u shit për një çmim rekord, deklaroi shtëpia e ankandeve “Heritage Auctions” me bazë në Teksas.

“Libri arriti të fitojë 471 000 dollarë në ankand, çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për debutimin e magjistarit në çfarëdo forme”, tha shtëpia e ankandeve.

“Dhe jo vetëm që është libri më i shtrenjtë i Harry Potterit i shitur ndonjëherë, por është edhe vepra fiktive e shekullit të 20-të më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë”, tha në një deklaratë zëvendëspresidenti ekzekutiv i Heritage Auctions, Joe Maddalena.

“Harry Potter and the Philosopher’s Stone” u soll në ekranin e madh dy dekada më parë dhe kjo arritje tregon fuqinë e atij kombinimi të letërsisë dhe filmit. Këta libra shpërblehen për arritjet e filmave të tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat