Edhe pak fjalë për poemën “Iliada” të Homerit

Libra

Edhe pak fjalë për poemën “Iliada” të Homerit

Nga: Zymer Mehani Më: 5 janar 2022 Në ora: 13:12
Kopertina e librit

Duke parë vlerat historike, sot ekziston bindja e përgjithshme se Homeri ka një vend të veçantë në gjithë historinë e letërsisë europiane ose, thënë fgurativisht, për botën letrare ai është një mbret dhe qëndron mbi poetët e tjerë, siç thotë Ismail Kadare “si një babazot”, apo Naim Frashëri, që e quan “at i vjershës së vërtetë është m’i par’ i gjithë vjershëtorëve, që dihenë”.

Edhe pse është bërë një studim i gjithanshëm i “Iliadës” dhe i “Odisesë” prapëseprapë ende sot nuk dihet saktësisht mbi jetën a autorit të tyre. Në kohët më të vjetra janë shkruar mjaft jetëshkrime mbi poetin, mirëpo shënimet në këto jetëshkrime janë fantastike dhe kontradiktore. Po ashtu nuk janë të sakta edhe të gjitha jetëshkrimet mbi kohën e jetës së poetit dhe atdheun e tij

Për Homerin ka mendime të ndryshme si:

-I vetmi krijues i dy poemave "Iliada" dhe "Odisea";

-Një nga autorët e mundshëm midis shumë të tjerëve që kanë vënë dorë mbi to;

-Njeri që nuk ka ekzistuar, por që ky emër ka mbetur simbol i poezisë epike etj. etj.

Të gjitha këto kanë krijuar atë që quhet çështje homerike që nis me shek. III p.e.r. evazhdon deri në ditëttona.

“Iliada” ose “Ilias”, siç është në origjinal, është vepra më e hershme letrare e letërsisë europiane, e cila ka një ndikim të madh gjatë të gjithë historisë në kulturën europiane. Është përgatirur nga Homeri rreth vitit 750 p.e.s., në bazë të tregimeve mbi heronjtë, që recitoheshin nëpër olimpiada të ndryshme nga rapsodët popullorë.“Iliada”është shkruar në origjinal në dialektin jonian, i cili ka qenë një fis pellazg, që ka jetuar në brigjet e Azisë së Vogël. “Ilias” i kushtohet Luftës së Trojës, e cila pranohet të ketë ndodhur rreth vitit 1250 p.e.s. Në këtë luftë morën pjesë shumë ushtri nga fise të ndryshme pellazge.

Në “Iliadë nuk përmenden asnjëherë as helenët dhe as grekët, sepse fiset e tyre ende nuk kishin ardhë në rajonin e Egjeut dhe të Ballkanit.Shtesa e grekëve në “Iliadë” përbën një fallsifikim mjaft të madh të historisë. “Ilias” fillon me tri fjalë të gjuhës pellazge: Ili + as + mënia. Të tria këto fjalë shpjegohen shumë mirë me anë të gjuhës shqipe. Ili është emri i qytetit të vjetër, ndërtuar nga mbreti Ili, nipi i mbretit Dardan, që sipas mitologjisë ka qenë biri i Zeusit.Ili ndërtoi qytetin, që ka qenë bërthama e qytetit të ardhëshëm- Troja. As do të thotë asht (-është) në gjuhën pellazge. Fjala meni, është fjala e parë e këngës së parë të Iliadës, e cila shpreh "mëninë" e Akilit, që është thelbi i të gjithë veprës.

Në Iliadë ka edhe shumë fjalë të tjera pellazge/shqipe, që i ka shpjeguar A. Kola në librin e tij mbi arvanitët. Ngjarjet e përshkruara në Ilias janë vetëm nga ditët e fundit të luftës dhjetëvjeçare. Në poemë nuk përshkruhen as fillimi, rrëmbimi i Helenës së bukur, gruas së mbretit Menela të Spartës nga princi trojan Parisi as edhe fundi i Luftës së Trojës, vrasja e Akilit dhe shkatërrimi i saj.

Në fillim ushtria e akejve kap si robëreshë vajzën e priftit Kris dhe pasi Agamemnoni nuk pranoi t’ia kthente vajzën të atit, perëndia Apolloni i dërgoi ushtrisë akeje një flamë të madhe shfarosëse, që u hapi shumë telashe dhe humbje në fushën e betejës.Akili, prijsi i mirmidorëve të Thesalisë, nguli këmbë që vajza e priftit Kris të lirohej.Agamemnoni detyrohet të lirojë vajzën, por çoi trimat e tij dhe morën për të vajzën që mbante Akili në çadrën e tij, Brizeidën.Akili zemërohet shumë nga kjo sjellje e komandantit dhe tërhiqet nga lufta bashkë me luftëtarët e tij.E ëma e Akilit perëndesha Theti e qetëson të birin të mos futet në luftim me Agamemnonin dhe njëkohësisht i lutet Zeusit të ndërhyjë, duke u sjellë dëme akejve në luftë. Zeusi pranon dhe ndërhyn, të çojë në vend dëshirën e perëndisë Thetis. Lufta zhvillohet e ashpër dhe akejtë humbin gjithnjë. U bë një armpushin dhe caktohet të bëhet dyluftimi midis Menelaut, mbretit të Spartës dhe burrit të Helenës dhe Parisit, princit trojan, rrëmbyesit të saj. Kush të fitonte do të merrte Helenën së bashku me xhevahirët, që kishte marrë me vete. Dyluftimin gati e fitoi Menelau, por ndërhyri Theti dhe e shpëtoi nga vdekja. Kështu u prish armpushimi dhe filloi sërisht lufta.Patrokli, shoku i ngushtë i Akilit vendos me veshë pajimet e Akilit dhe i dukur si ai në fushën e betejës fillon sulmin kundra trojanëve.Në dyluftimme Hektorin patrokli vritet. Kur Akili mori lajmin për vrasjen e mikut të tij desh të hakmarrej, rregullohet me Agamemnonin, e ëma Theti i porosit dhe i sjell një palë pajime dhe armë të reja. Akili me shokët e tij me furi sulmuan mbi trojanët, vrasin shumë prej tyre dhe arrijnë deri tek Hektori, kryekomandanti trojan. Zhvillohet një dyluftim e egër dhe në fund Akili arrin të theri Hektorin. Më pas ja lidh këmbët tek koçia e tij dhe e tërheq zvarrë nëpër luftimore. Trimat e tij ndërkohë bërtisnin për fitore. Priami, mbreti trojan dhe i ati i Hektorit, shkon tinëz në kampin e akejve dhe i propozon Akilit shpërbelsën e duhur për t’i dhënë trupin e Hektorit. Pas shumë lutjesh Akili ia kthen trupin e Hektorit. Më pas oganizohet varrimi i Hektorit, trupi i tij digjet në turrën e druve, ndërkohë që Hekuba, Andromaka dhe Helena qajnë për vdekjen e tij.

Në kohën kur ka jetuar Homeri dhe ka formuluar “Iliadën” rreth vitit 750 p.e.s. dhe Odhisenë rreth vitit 700 p.e.s., në rajonin e Egjeut dhe Ballkan jetonin vetëm fiset pellazge, ashtu siç i përshkruan edhe Homeri. Pellagët në këtë kohë e njihnin dhe e përdornin shkrimin me alfabetin e tyre. Të gjitha emrat e vendeve, perëndive, heronjve etj.në “Iliadë” janë nga pellazgët dhe shpjegohen me anë të gjuhës shqipe. Prandaj veprat e Homerit janë shkruar fillimisht nëgjuhën pellazge, gjuha e vetme e kohës. Reth shekullit të 5 p.e.s. veprat e Homerit u transkiptuan në gjuhën helene.

LITERATURA:

• Homeri, “Iliada” SHB “Naim Frashëri”, Tiranë, 1979;

• Homeri, “Iliada”, SHB “Buzuku”, Prishtinë, 2006;

• L. & Peza L. New light about the Pelasgians and their language, Tirana 2009;

• Dhimitër S. Shuteriqi “Naim Frashëri” (monografi), Tiranë, 1982;

• Revista “Jehona” nr.1-2, Shkup, 1966;

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat