“Sorrat ua nxirrnin zorrët kufomave, ua hanin sytë”

Libra

“Sorrat ua nxirrnin zorrët kufomave, ua hanin sytë”

Nga: Ilir Muharremi Më: 7 janar 2022 Në ora: 08:27
Ilustrim

Fragment nga romani "Ti" i shkrimtarit Ilir Muharremi.

"Ne ishim këmbësorë dhe rastësisht kemi hasur në këtë skenë makabre. Pamjet ishin tmerruese. Sorrat ua nxirrnin zorrët kufomave, ua hanin sytë, ua çukisnin kokat. I tërë livadhi ishte i mbushur me

kufoma, disa ishin edhe pa koka, nuk dihej cila kokë është për cilin trup, ishin të hedhura si lakra. Më e trishtueshme ishte kur pashë edhe fëmijë të vegjël pa koka, madje pasi rrotullova njërën nga kufomat, pashë një fytyrë të vogël rrumbullake e që

në gjoks i kishte ngelur i varur biberoni i gjakosur. Ishte fëmijë, fytyra e tij ishte e gjakosur dhe e baltosur, nuk e di sa ditë kishte, i ishte dekompozuar trupi. Në kokën time krijoja skena të ndryshme, se si serbët i kanë vrarë këta civilë dhe shihej që përveç automatikëve kanë përdorur edhe thika ushtarake..."

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat