"Zemër, jam këtu, jam ngjitur me ty"

Libra

"Zemër, jam këtu, jam ngjitur me ty"

Nga: Ilir Muharremi Më: 17 janar 2022 Në ora: 08:49
Kopertina e librit

"Flinte dhe vetëm flinte. Arritëm në ambulancë. “Jam këtu me ty. Mund të nxitoni, ju lutem?!”, - iu thoja mantilbardhëve, të cilët përpiqeshin vërtet ta shpëtonin.

Shtrati kishte ca rrota dhe po e shtonte shpejtësinë, disa nga mjekët ngelën mbrapa, unë qëndroja te koka e saj.

Njëri nga mjekët më tha: “Duhet të qetësohesh dhe të na lejosh ta bëjmë punën tonë”.

Procesi po ecte jo ashtu siç prita unë, pra shpejt, çdo gjë të ishte në vendin e vet.

Unë doja të flisja më Marinë: “Zemër, jam këtu, jam ngjitur me ty, nuk kam për të lënë, të kam vetëm ty.”, - i thoja te veshi.

E afruan te salla intenzive. Një burrë, që ishte afër me mantil të bardhë, filloi t’i përsëriste këto fjali: “Femër. 22 vjeçe..."

Fragment nga romani "Ti" i Ilir Muharremit. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat