Përshkrime reale për luftën në romanin “Ti”

Libra

Përshkrime reale për luftën në romanin “Ti”

Nga: Ilir Muharremi Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 08:47
Ballina e librit

Fragment nga romani "Ti" i Ilir Muharremit

"Beteja e tretë ndodhi në një mëngjes plot Diell.

Shkëlqimi ishte i padurueshëm. Po marshonim ngadalë. Dëgjoja gjurmët e hapave të secilit ushtarë teksa shkelnin baltën. Pothujase, këmbët e tyre fundoseshin dhe krijonin ca gropëza të ndritshme. Dheu ishte ngjyrë gjaku. E shikoja komandantin që as syri nuk i dridhej teksa marshonte në heshtje. Hapat i bënim të ngadalësuar, dëgjonim vetëm cicërrima zogjësh dhe zëra të insekteve. Fletët lëviznin nga një

erë e lehtë. Fillova të humbisja edhe lodhjen, të gjithë ne ushtarët ishim mishëruar njëri me tjetrin, ishim si vëllezër, e babë e kishim komandantin. Përnjëherë komandanti dha urdhër që secili ta zinte pozicionin e tij..."  

...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat