Poezia shqipe në kryelistën e librit më të shitur

Libra

Poezia shqipe në kryelistën e librit më të shitur

Nga: M.Lakna Më: 5 maj 2025 Në ora: 09:59
Libri i radhitur në Amazon

Edhe libri i dytë “ The thief of Love “ i poetit shqiptaro amerikan Sami Mulaj i sapo botuar në Amerikë hyn në listën e 100 librave me të shitur në botë, nga gjigandi botëror Amazon.

Në ditën e dhjetë libri i poetit Mulaj është në renditje befasuese duke qenë në vendin e 12 në listën e librit të ri dhe në vendin e 98 në listën globale të librit.

Kjo është një arritje e madhe për poezinë shqipe.

Autori, poeti Sami Mulaj edhe kësaj radhe suksesin e tij e quan sukses të lexuesve anglishtfolës shqiptar dhe me zemër falënderon lexuesit e tij e dashamirësit e poezisë kudo në botë. Gjithashtu ai veçon edhe bashkëpunimin e tij me përkthyesin e talentuar e të njohur në botën shqiptare të letrave, profesorin e Universitetit të Tiranës Ukë Zenel Buçpapaj dhe me botuesin e palodhur e mikun e krijuesve shqiptar poetin Kujtim Hajdari.

Image
Informacione rreth librit

Falë këtij bashkëpunimi frytdhënës edhe krijimtaria letrare, edhe poezia shqipe arriti në majat e përhapjes tek lexuesit anglishtfolës në botë.

Ju kujtojmë se libri i tij i parë “ Broken Dreams” me 28 janar të këtij viti arriti të ishte në vendin e parë në listën e librit të ri më të kërkuar në Amazon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat