Shaqir Salihu, portreti i një Shqiptari patriot përmes librit të tij "Rrëfime Lirie" - Bota Sot
Shaqir Salihu, portreti i një Shqiptari patriot përmes librit të tij "Rrëfime Lirie"

Libra

Shaqir Salihu, portreti i një Shqiptari patriot përmes librit të tij "Rrëfime Lirie"

Nga: Shkruan: Merita Bajraktari McCormack Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 16:12
Shaqir Salihu, portreti i një Shqiptari patriot përmes librit të tij "Rrëfime Lirie"

WAHINGTON D.C. : Falë dashamirësisë dhe mirësisë së autorit, unë pata kënaqësinë të marr dhe lexoj librin {Rrëfime Lirie të autorit Shaqir Salihu, gazetar i mirënjohur por edhe patriot i nderuar shqiptar.

Përmes historive personale, përvojes profesionale, rivizitave në biseda e ngjarje të ndryshme, na zbulohet portreti i një shqiptari patriot, të suksesshem në shumë sfera të jetës, përfshi ate profesionale. Sinqeriteti dhe detajet me të cilat Shaqiri rrëfen të benë të kuptosh se  ke të besh me një person që ka dashuri të thellë per kombin, është dedikuar ndaj idealit të tij  për të parë kombin e bashkuar e të lirë, është i etur për dije dhe arrinë të fitojë njohuri e aftësi profesionale sa ka mundësi.

Njeh një person që pavarësisht rrëmujes politike dhe kërcënimeve  të herëpasherëshme, ia benë të mundur  të sfidojë ato dhe të mbrrijë në vendin e shumë nderuar prej të gjithëve e të krijojë një jetë të bukur e të qetë familjare, duke dhenë kontributin e tij  në Zërin e Amerikës. Ai përjeton momentet historike për shqiptarët në vitet 1990 deri 1999 nga ky vend që Shaqa e ka tashmë atdhe të dytë.

Detajet nga persekutimi që Shaqiri ka pësuar në periudha të ndryshme të jetës së tij duke filluar me përndjekjet, arresimet , torturat fizike e psikologjike, janë fakte që nuk duhën anashkaluar pasi ato janë pjesë e dëshmisë  kombetare  dhe e historisë së shqiptarëve në përgjithësi.

Mbijetesa dhe forca e këtij shqiptari janë të admirueshme . Ai arriti që të bejë të mundur një trajektore jete mahnitëse  nga burgjet politike tek Zeri i Amerikes, nje platformë e vyer dhe e respektuar mediatike nder shqiptaret kudo ku jetojnë. Keto tregojne se kemi të bejmë me një shpirt luftetari e këmbengulësi, pasi nuk ka qenë e lehtë dhe nuk është asnjeherë e lehtë, por që ky shqiptar e ka demonstruar dhe arritur. Fatkeqeësisht nuk mund të kalojë pa u venë re edhe eksperienca që ai ndan me lexuesin lidhur me disa maredhenie profesionale mes Shaqirit dhe te tjerë shqiptarë në Zërin e  Amerikes, por shpresoj që këto të jenë zgjidhur tashmë,pasi gjaku nuk bëhet ujë dhe duke respektuar gjithësecilin permendur, unë uroj që të të jene zgjidhur e të ketë paqe në mes vëllazerisë  shqitpare si brëdna vednit edhe jashtë tij.

I uroj Shaqirit shëndet, suksese, pension të mbarë e sa me shumë suksese në fushat e pasionit të tij sidomos në atë të pjesëmarrjes aktive në punë te mira per memedheun e larget.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test