Disa fëmijë dashurohen për herë të parë shumë herët, kështu mund t’i zbuloni me kohë - Bota Sot
Disa fëmijë dashurohen për herë të parë shumë herët, kështu mund t’i zbuloni me kohë

Life style

Disa fëmijë dashurohen për herë të parë shumë herët, kështu mund t’i zbuloni me kohë

Më: 5 janar 2019 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Ekspertët konsiderojnë që është shumë me rëndësi që prindërit me kohë t’i vërejnë shenjat e prirjeve të fëmijëve ndaj shoqes apo shokut

Fëmija me siguri nuk do të dëshirojë të flasë për këtë gjë, mirëpo është me rëndësi që kjo gjë të kuptohet si pjesë normale e rritjes së tyre.

Simpatitë janë diçka që gjithmonë janë nënkuptuar në jetën e vogëlushëve por edhe fantazi e çdo fëmijërie, mirëpo sot shfaqen shumë më herët, madje edhe paksa në formë më serioze sesa më parë.

Hulumtimi i shkencëtarëve britanikë ka treguar që vajzat tashmë në moshën trevjeçare dinë të thonë zëshëm që është shoku nga kopshti apo vogëlushi i fqinjit, derisa në moshën pesëvjeçare thonë që janë të dashuruar.

Djelmoshat janë paksa më të ngurtë, gjë që nuk do të thotë që edhe ata nuk kanë simpati.

Ekspertët konsiderojnë që është me rëndësi që prindërit me kohë t’i dallojnë kurthet e prirjeve të fëmijëve ndaj shoqes apo shokut, pasi që fëmija me siguri nuk do të dëshirojë të flasë për këtë gjë, ndërkaq është me rëndësi që kjo të kuptohet si pjesë normale e rritjes së tyre.

Ata këshillojnë se si më lehtë të zbuloni a është “i dashuruar” fëmija juaj dhe çfarë qëndrimi të merrni rreth kësaj.

– Sapo të thotë emrin e simpatisë, ai buzëqesh, skuqet apo fillon të ngurrojë. Ju silleni sikur nuk e vëreni asgjë.

– Nëse vëreni që flet vetëm për një shok apo shoqe apo që në kopsht nuk ndahet nga ai ose ajo, pyeteni se kur janë afër a ndiejnë diçka të veçantë.

– Nëse nuk jua pohon këtë, mos e ngacmoni, sepse pas disa viteve nuk do të ketë besim t’jua tregojë problemet dashurore.

– Mos i tregoni gjithë farefisit e si po dyshoni që fëmija juaj është i dashuruar me ndonjë person, por silluni sikur asgjë nuk po ndodh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...