Një në dy prindër përdor metoda joefikase gjatë ftohjes së fëmijëve - Bota Sot
Një në dy prindër përdor metoda joefikase gjatë ftohjes së fëmijëve

Life style

Një në dy prindër përdor metoda joefikase gjatë ftohjes së fëmijëve

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Të paktën një prind në dy përdor metoda me pak ose aspak dëshmi të efikasitetit të tyre.

Rreth 51% prej tyre, gjatë kohës kur fëmijët kanë shenja të ftohjes, u japin vogëlushëve integratorë dhe vitamina edhe nëse nuk ka dëshmi të efektshmërisë së tyre për  parandalimin e kësaj sëmundjeje, sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Miçiganit, SHBA.

“Këto janë produkte, efektshmëria e të cilave nuk është provuar në studime klinike, por që janë të publikuara gjerësisht dhe përdoren shpesh. Për shembull, nuk ka dëshmi shkencore se është me të vërtetë e dobishme në parandalimin e ftohjeve për t’i dhënë një fëmije vitaminë C, multivitaminë ose produkte të tjera si mbështetje për sistemin imunitar’’, theksoi pediatri Gary Freed.

”Mesatarisht, një fëmijë ftohet nga tre deri në gjashtë herë në vit, me simptoma të ndryshueshme që mund të zgjasin deri në dy javë. Është e rëndësishme që prindërit të kuptojnë strategjitë parandaluese me prova të forta shkencore për shembull higjienën personale, larjen e shpeshtë të duarve duke shmangur prekjen e hundës dhe gojës, dorën përparara kur teshtijnë dhe kolliten”, shtoi Freed.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...