A e dini pse flasim gjatë gjumit? - Bota Sot
A e dini pse flasim gjatë gjumit?

Life style

A e dini pse flasim gjatë gjumit?

Më: 19 maj 2019 Në ora: 18:55
Ilustrim

Të flasësh në gjumë është një veti që shumë nga ne mund ta kenë ndeshur me të afërmit e tyre por mund të ketë dhe nga rastet që janë vetë ata të përfshirë në një gjendje të tillë.

Kjo është një situatë e sikletshme pasi mund të thuash gjëra për të cilat ti nuk je i ndërgjegjshëm dhe të tjerët të dëgjojnë.

Nëse flasim në gjumë çështja është se çfarë flasim.  Pastaj kalojmë tek dilema e dytë; pse flasim gjatë gjumit?!

E folura në gjumë, njihet ndryshme me termin “somniloquy” mund të ndodhë gjatë kohës që jemi në tranzicion mes dy fazave nga gjysmë zgjuar në gjumë të plotë. Gjatë kohës që ne flemë, ndërpritemi nga “ndërhyrja e gjumit” dhe kjo na lejon të flasim, por të mos jemi koshientë për çfarë.

Një dukuri e tillë është shumë e përhapur tek të vegjlit, por që studimet kanë treguar që zbehet me kalimin e kohës. Nëse tek të rriturit, e folura gjatë gjumit bëhet kronike, atëherë kemi të bëjmë me çrregullim të gjumit që vjen si rezultat i stresit apo faktorëve të tjerë.

Njerëzit flasin për gjëra nga më të ndryshmet në gjumë. Disa e bëjnë bisedën të duket si bashkëbisedim me persona të padukshëm, kurse të tjerë betohen. Ka nga ata që thonë gjëra krejt të pakuptimta. E folura gjatë gjumit të lehtë është më e thjeshtë për t’u kuptuar krahasuar me gjumin e thellë.

Nëse fëmija juaj e shoqëron të folurën gjatë natës me djersitje, lëvizje që shprehin frikë apo pasthirrma, është i nevojshëm konsultimi. Edhe nëse nuk është një ç’rregullim në regjimin e gjumit, mund të jetë një problem që lidhet me pjesën emocionale tuajën apo një eksperiencë të keqe që vjen nga e shkuara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...