4 ushtrime të lehta për të pasme bombastike

Life style

4 ushtrime të lehta për të pasme bombastike

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Lajme të mira për të gjitha vajzat që nuk u pëlqen palestra, trupin tuaj, e sidomos këmbët dhe të pasmet, mund t’i rregulloni edhe nga ushtrimet që bëni në shtëpi.

Përveç që janë të mira për shëndet si për zemër dhe në luftimin e depresionit, stërvitjet që u sjellim më poshtë, u bëjnë të dukeni teper joshëse.

1.Ecja

Ecja është e mrekullueshme për të ‘skulpturuar’ këmbët dhe të pasmet. Ndërsa e praktikoni atë, ju duhet të mbani një ritëm intensiv për një periudhë të gjatë kohore, pa e ndryshuar shpejtësinë.

Sapo të gjeni shpejtësinë e përshtatshme, ecni për 60 minuta në parkun më të afërt dhe përpiquni të mbuloni një hapësire prej 3 deri në 4 milje.

2. Ecni në një terren të lartë

Për këto ushtrime, keni nevojë për një terren të lartë ku gjatë ecjes, ndjeni djegien në të pasmët dhe këmbët tuaja.

Për efektivitet më të mirë, duhet të ecni pa u ndalur. Përsëritini ushtrimet tuaj 10-12 herë, duke zbritur nga kodra, do t’i shëroni djegiet në muskuj.

3. Ngritja dhe ulja deri në tokë

Ky ushtrim nuk është i mirë vetëm për të pasmet, por edhe për krahët dhe barkun tuaj.

Është i dobishëm, dhe mund të kryhet lehtë.

Ndërsa ecni, hidheni përpara me këmbën tuaj të majtë, sigurohuni që të dy gjunjët të jenë të përkulur në 45 gradë. Pasi të mësoheni me 45 gradë, përpiquni të ulni gjunjët në 90 gradë. Kjo mund të marrë pak kohë dhe praktikë.

Përsëritini këto ushtrime nga 25 herë për secilën këmbë.

4. Kryqëzimi i gjunjëve

Kryqëzoni gjunjët tuaj duke i ngritur lartë herë njërin herë tjetrin, qëndroni në atë pozitë për disa sekonda dhe përsëritni 25 herë për secilën këmbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat