Truk i shkëlqyeshëm që pllakat në banjë gjithmonë të duken fare të reja

Life style

Truk i shkëlqyeshëm që pllakat në banjë gjithmonë të duken fare të reja

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 07:17
Ilustrim

Amvisat kanë zbuluar mjetet shtëpiake për pastrim të banjave me të cilat do të harroni pastrimin dhe fërkimin e pllakave

Më së miri nga e gjitha është që mund ta bëni vetë dhe ta rrisni buxhetin shtëpiak.

Pos që mund ta pastroni në tërësi banjën, ky mjet është shumë i efektshëm për eliminimin e gurëzve dhe mykut, të cilët grumbullohen në pllaka.

Përbërësit e nevojshëm:

– 7 gota ujë (1,5 l);
– ½ gotë sodë bikarbonati;
– 1/3 gotë lëng limoni;
– ¼ gotë uthulle alkooli

Përgatitja:

Në legen apo në enë të vjetër qitni 7 gota ujë, pastaj shtoni sodën e bikarbonatit, limonin dhe në fund uthullën.

Do të vëreni që do të shfaqet reaksioni kimik dhe kur të kalojë reaksioni – mjeti është i gatshëm për përdorim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat