E vërteta për klitorisin: Ka rol shumë më të madh se ofrimi i kënaqjes - Bota Sot
E vërteta për klitorisin: Ka rol shumë më të madh se ofrimi i kënaqjes

Life style

E vërteta për klitorisin: Ka rol shumë më të madh se ofrimi i kënaqjes

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Studimi i publikuar në revistën Clinical Anatomy në fillim të nëntorit ka paraqitur dëshmi që klitorisi nuk është i krijuar vetëm që t’i ofrojë femrës kënaqësi, por është i rëndësishëm për riprodhim

Shkencëtarët kanë zbuluar se klitorisi, kur është i eksituar, nxit trurin të krijojë reaksione të shumta në trupin e femrës, të cilat do ta përgatisin për marrëdhënie seksuale dhe fekondim.

Kjo përfshin qarkullim të shtuar të gjakut në zonën vagjinale, lubrifikim të shtuar, oksidacion dhe temperaturë të ngritur në atë pjesë, mirëpo, ajo që është më se e rëndësishme, çon deri në ndryshimin e pozitës së cerviksit.

Në pozicionin e ri cerviksi pengon spermën që të arrijë tepër shpejt deri në mitër, duke shtuar me të rast, sado që të tingëllojë paradoksale, lëvizjen e tyre.

Studimi i publikuar në revistën e sipërpërmendur ka treguar që klitorisi ka dy role të rëndësishme prokreative (riprodhuese) dhe rekreative (kënaqje).

“Shpesh mantra e përsëritur që i vetmi riprodhim i klitorisit është nxitja e kënaqjes seksuale te femrat, tani është vjetruar. Argumentet fizike janë të qarta”, thekson autori i studimit, dr. Roy Levin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat