Çfarë të bësh kur ai humbë ereksionin - Bota Sot
Çfarë të bësh kur ai humbë ereksionin

Life style

Çfarë të bësh kur ai humbë ereksionin

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 12:17
Ilustrim

Kjo u ndodh edhe më të mirëve dhe nuk ka arsye për panik. Bëhu e mençur, lexo këtë tekst dhe mëso se si ta zgjidhësh këtë problem.

Mos e fajëso veten: kjo nuk ndodh për shkak se ti nuk i dukesh seksi, por për arsye krejtësisht të tjera. Besuat ju apo jo, mund të ndodhë për shkak se të dëshiron shumë dhe ka frikë se në mos nuk po mund të të kënaqë plotësisht.

Bëhu e kuptueshme: mos e kritiko, mos i bëj pyetje, mos e përqesh, por ofroj përkrahje. Thuaj: “Herën tjetër çdo gjë do të jetë në rregull”, dhe falja një puthje.

Hulumtoji shkaktarët e mundshëm: nervozizmi, stresi, lodhja, alkooli, droga, depresioni, barnat, niveli i ulët i testosteroneve, diabeti, obeziteti, problemet me zemrën, mund të jenë shkaktarë të mungesës së ereksionit.

Angazhohu: ndonjëherë është e mjaftueshme vetëm të ndryshoni pozën, që paraloja të zgjat më shumë, që t’ia bësh një orale. Provoni edhe lodrat seksuale, dushin e përbashkët.

Lexoni lidhur me këtë: fillo ti e para, sepse ai me siguri do të ndihet i turpëruar, mirëpo me kujdes, që të mos e turpërosh edhe më shumë. Thuaji që kjo gjë nuk të brengos, që nuk i bën vërejtje, pyete se si mund t’i ndihmosh.

Kënaquni në çdo gjë: seksi i mirë nuk varet vetëm nga penisi i fortë, prandaj kënaquni në gjëra krejtësisht të tjera: në puthje, seks oral, përkëdhelje…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat