Do frenojmë plakjen? Shkencëtarët, vetëm një hap larg

Life style

Do frenojmë plakjen? Shkencëtarët, vetëm një hap larg

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 06:45
Ilustrim

Plakja është e pashmangshme, por shkencëtaret e Universitetit të Kalifornisë mund të jenë një hap larg të vonuarit të këtij procesi. Studimet e kryera me majanë, e zgjedhur sepse qelizat e saj janë lehtësisht të manipulueshme, i kanë ndihmuar ata të shohin nëse qelizat plaken me të njëjtin ritëm dhe për të njëtat arsye.

Ajo që zbuluan ishte intriguese. Edhe qelizat e përbera nga të njëjtat materiale genetike dhe brenda të njëjtit mjedis, plaken “ndryshe, në një mënyrë vërtet befasuese. Rezultatet e hulumtimeve të tyre janë botuar në revistën prestigjoze Science.

Shkencëtarët mësuan rreth gjysmën e qelizave të majasë, u plakën për shkak të një rënieje graduale të bërthamës. Por gjysma tjetër ndërkohë, degradonte prej një mosfunksionimi të mitokondrive, organet qelizore përgjegjëse për prodhimin e energjisë. Shkencëtaret thonë se qelizat ndjekin që në fillim dy rrugë në rënien e tyre berthamore ose mitrokondriale dhe vazhdojnë atë linjë deri sa bien e në fund, vdesin.

Për të kuptuar sesi i marrin ato vendime të tilla, ekspertët thonë se duhet të identifikojnë proceset molekulare pas secilës prej këtyre rrugevë të plakjes, por rezultatet e kërkimeve të tyre deri tani, konsiderohen mjaft premtuese!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat