Mbret i zodiakut, por edhe i ndjenjave; ja si sillen femra dhe mashkulli Luani kur bien në dashuri

Life style

Mbret i zodiakut, por edhe i ndjenjave; ja si sillen femra dhe mashkulli Luani kur bien në dashuri

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 14:05
Ilustrim

Jeni gati për të nisur një lidhje me një person të shenjës së Luanit, por nuk dini akoma mjaftueshëm për të? Doni të dini si mund të shkojë marrëdhënia juaj nëse dini ndonjë detaj nga astrologjia? Living ju fton të lexoni artikullin e mëposhtëm.

Femra e Luanit në dashuri
Në dashuri femra e Luanit është xheloze, relativisht e prirur për të sunduar mbi të tjerët, disi prepotente por e sinqertë, një gjë që nuk e duron vërtetëështë shpirtvogëlsia. Që të dashurojë një mashkull ajo kërkon ta vlerësojë atë dhe plotësisht, duke pasur parasysh të marrë katikule dhe mirësjellje; më të do të dijë të jetë gjithmonë e dashur, gjë që mund t’i vijë shumë natyrshëm. Femra e Luanit dashuron me shumë sentimentalizëm por kërkon të jetë e lirë dhe nuk e duron dot monotoninë e jetës bashkëshortore që për mendimin e saj, është një kurth për lumturinë. Në dashuri gjithashtu ajo kërkon respekt të njëjtin respekt që ajo është e gatshme të tregojë në marrëdhëniet bashkëshortore për burrin e saj. Femra e Luanit e përçmon gjithçka të rëndomtë dhe në dashuri kërkon të jetë për partnerin e saj gjëja më e rëndësishme. Kjo i jep siguri dhe qetësi. Për të fituar femrën e Luanit mashkulli nuk duhet të tregohet xheloz, sepse femra e Luanit kërkon ta ndjejë se është e lirë edhe pas martesës. Edhe pse nuk e përbuz flirtin ajo e ka të vështirë t’u hyjë aventurave, sepse për të dashuria është diçka e rëndësishme dhe serioze në jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat