Na thuaj muajin tënd të lindjes, të të themi ç'thuhet për personalitetin dhe shëndetin tënd

Life style

Na thuaj muajin tënd të lindjes, të të themi ç'thuhet për personalitetin dhe shëndetin tënd

Më: 24 maj 2021 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Njerëzit që kanë lindur në maj janë të prirur të jenë optimistë, ndërsa ata që kanë lindur në nëntor priren ta shohin botën ndryshe. Një studim thotë se sezoni dhe muaji juaj i lindjes mund të ndikojnë në personalitetin dhe aftësitë tuaja. Madje, edhe në shëndetin tuaj, sipas të dhënave të mbledhura nga 1.7 milionë njerëz, duke studiuar 1,688 kushte shëndetësore të tyre. Ja disa zbulime:

Janar

Njerëzit e lindur në janar kanë tendencë të ndjekin një karrierë në mjekësi, financë apo edhe të bëhen atletë. Kanë lindur në muajin e parë të vitit dhe mundësitë janë të shumta. Ka më shumë të ngjarë të bëhen kreativë dhe të famshëm.

Shëndeti juaj ka tendencë të jetë më i mirë se mesatarja dhe ju ndoshta jeni të mbrojtur nga shumica e sëmundjeve, përveç atyre kardiovaskulare. Shëndetit emocional, megjithatë, mund t'i duhet më shumë mbrojtje dhe vëmendje.

Shkurt

Foshnjat e lindura në shkurt priren të jenë më të lumtura në jetën dhe karrierën e tyre. Gjithashtu, shanset janë që ju mund të keni lindur para kohe. Shkurti është muaji i krijimtarisë dhe ju mund të jeni duke ndjekur një rrugë karriere si artist dhe madje të bëheni  i famshëm.

Kur bëhet fjalë për shëndetin, jeni mjaft të mbrojtur nga sëmundjet e përgjithshme. Plus, mund të keni një farë mbrojtjeje kundër sëmundjeve neurologjike, si dhe atyre të frymëmarrjes dhe riprodhimit.

Mars

Marsi është muaji kur ne mirëpresim rrezet e diellit dhe nëse keni lindur në këtë muaj, atëherë ju ndoshta kërkoni anën më "diell" të jetës. Gjithashtu, shumica e njerëzve që kanë lindur në pranverë mund të jenë të ekspozuar ndaj hipertimisë, që do të thotë se ata janë gjithmonë me humor të mirë dhe pozitiv.

Kur bëhet fjalë për shëndetin, të lindurit në Mars mund të kenë nevojë të kujdesen pak për sistemin kardiovaskular.

Prill

Ashtu si për njerëzit e lindur në mars, foshnjat e prillit priren të jenë shumë më pozitive në krahasim me njerëzit e lindur në dimër, verë dhe vjeshtë. Kur bëhet fjalë për karrierën, mund të kenë mundësinë të zgjedhin nga opsione të ndryshme. Ata mund të bëjnë shumë gjëra. 

Ju keni një mbrojtje shumë të mirë ndaj çështjeve të përgjithshme shëndetësore (por duhet të kujdeseni akoma për sistemin tuaj kardiovaskular, pasi keni tendencë të ndiqni të lindurit në mars për këtë çështje). Plus, ju keni një shans të ulët për të pasur ADHD.

Maj

Nëse keni lindur në maj, mund ta konsideroni veten si më me fat. Ju keni lindur për të qenë optimistë. E njëjta gjë vlen edhe për shëndetin. Të lindurit e majit zakonisht nuk janë të prirur për ndonjë sëmundje me rrezik të lartë dhe kanë mbrojtje të përgjithshme ndaj tyre. 

Qershor

Njerëzit e lindur në qershor janë më të prirur ndaj luhatjeve të humorit dhe mund ta kthejnë dhe çaktivizojnë lumturinë e tyre me të vërtetë shpejt. Njihen për arritjet akademike, por edhe për vonesat në shkollë. Nga ana shëndetësore, mund të ketë rreziqe të lehta të problemeve të frymëmarrjes dhe kardiovaskulare, por foshnjat e qershorit janë përgjithësisht të shëndetshme. 

Korrik

Sipas një studimi, nëse keni lindur në korrik mund të keni aftësinë ta rregulloni vetë jetën emocionale dhe të kontrolloni agresivitetin tuaj. Kur bëhet fjalë për talentet, shumica e të lindurve në korrik kanë një anë artistike. Keni më pak gjasa të keni probleme të riprodhimit. 

Gusht

Shumë të dhëna tregojnë se një numë më i lartë i njerëzve ka lindur në gusht. Karakterizoni nga pak hiperaktivitet dhe njiheni për energjinë fantastike që përcillni.

Kur bëhet fjalë për shëndetin, ndryshimet e humorit që vijnë nga të qenit tepër pozitiv nuk do t'ju rrezikojnë nga sëmundjet bipolare. Në fakt, njerëzit e lindur në verë kanë shansin më të ulët për të patur sëmundje të tilla mendore. Nëse jeni grua, mund të keni hyrë në pubertet më vonë se moshatarët tuaj.

Shtator

Njerëzit e lindur në vjeshtë kanë përgjithësisht nivele të ulëta depresioni. Të lindurit në shtator janë në rrezik të moderuar të shfaqjes së sëmundjeve por kanë një shans më të lartë për astmë.

Tetor

Të lindurit në tetor janë përgjithësisht të shkëlqyeshëm në sport. Në fakt, ndërsa shumica e njerëzve që kanë lindur në vjeshtë janë të gjatë, ata që kanë lindur në mes të tetorit mund të jenë edhe më të gjatë. Keni një rrezik më të ulët për probleme kardiovaskulare të shëndetit, por gjithsesi bëni kujdes.

Nëntori

Njerëzit e lindur në vjeshtë, përfshirë muajin nëntor, priren të jenë tepër të përqendruar. Kombinuar me një rrezik të ulët të depresionit, kjo mund t'u japë atyre një avantazh në jetë. Megjithatë, ata priren të jenë pak pesimistë.

Personat e lindur në nëntor, krahasuar me njerëzit e lindur në muajt e tjerë, kanë një rrezik më të lartë veçanërisht për problemet me frymëmarrjen dhe mundësitë për ADHD.

Dhjetor

Nëse keni lindur në dhjetor, mund të jeni një nga njerëzit më të rrallë në botë, veçanërisht nëse ditëlindja juaj është në datën 24 ose 25. Por kur bëhet fjalë për gjendjen shpirtërore, ju nuk irritoheni lehtë dhe jeni shumë më të qëndrueshëm në krahasim me njerëzit që kanë lindur në verë. Sipas një studimi, ju keni një shans më shumë, për të jetuar deri në 105 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat