Problemet me fytyrë mund të jenë të trashëguara, kujdes me produktet

Life style

Problemet me fytyrë mund të jenë të trashëguara, kujdes me produktet

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Nëse fytyra juaj është e thatë me raste mund të ju shkaktoj edhe kruarje. Mirëpo, si mund t’i jepni asaj kujdesin e shtuar që të keni një fytyrë të butë?

Të kesh lëkurë të ndjeshme gjatë gjithë kohës mund të ju bëj të ndjeheni të acaruar, shkruan The Guardian.

“Lëkura e ndjeshme ka një tendencë të irritohet, dhe mund të shfaqet si skuqje, pickim, djegie, kruajtje dhe shqetësim i përgjithshëm”, thotë dermatologu, Justine Hextall.

Shkenca tregon që problemet e fytyrës mund të jenë gjenetike pra të trashëguara nga prindërit tuaj.

“Ata me lëkurë të ndjeshme mund të kenë probleme të trashëguar”.

Shkenca tregon se ju nuk duhet të përdorni produkte të cilat ju sugjerojnë miqtë tuaj.

Njerëzit me lëkurë të ndjeshme zakonisht kanë reagim jo të mira ndaj sapunit, detergjenteve, alkoolit dhe aromave të produkte derisa përdorimi i atyre të gabuarve mund të rezultojë në një ndryshim të lëkurës, duke shkaktuar një mori problemesh.

Për një lëkur të butë duhet të kufizoni numrin e produkteve dhe përbërësit që ato përmbajnë.

Shkaktarët e zakonshëm të dëmtimit të lëkurës tuaj përfshijnë nikel, kimikate në bojën dhe aromat e flokëve, kremrat dhe produktet kozmetike.

Derisa simptomat mund të përfshijnë kruajtje, hidhërim, skuqje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat