Ca hile për të mos e ndjerë vapën në shtëpi gjatë verës

Life style

Ca hile për të mos e ndjerë vapën në shtëpi gjatë verës

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Ditët e nxehta thuajse janë këtu dhe ajo ndjesia e padurueshme e vapës është problem më vete. Sidomos paraditet brenda shtëpisë. Nuk ka kondicioner në botë që mund të të shpëtojë, por nëse e bashkoni me hilet më poshtë, shtëpia do të bëhet vendi më i freskët për të kaluar edhe këtë verë.

Rrethohuni nga bimët/lulet

Nëse keni një hapsirë të vogël të lirë, tarracë, ballkon apo kopësht, sidomos në pjesën e shtëpisë që është më e ekspozuar ndaj diellit, plotësojeni atë me bimë. Ato do të shërbejnë si mburojë ndaj ngrohjes.

Grilat/ Dritaret gjithmonë mbyllur

30 përqind e nxehtësisë vjen nga dritaret. Duke shfrytëzuar në mënyrën e duhur grilat, tendat dhe gjërat e ngjashmë me këto, mund të ulet temperatura e brendshme me të paktën 20 gradë. Mbyllja e tyre parandalon krijimin e një serë në miniaturë në shtëpinë tuaj, mbi të gjitha në ato shtëpi që janë të pozicionuara nga dielli.

Transformojeni krevatin në ambientin më të

Gjumi është thelbësor por kur është shumë nxehtë, përpjekja për të fjetur mund të jetë rraskapitëse. Përdoni një jastëk të freskët ndërsa në këmbët tuaja vendosni shishe me ujë të ftohtë (e kundërta e asaj që bëni në dimër). Sigurisht që edhe një dush do t'ju ndihmonte të flinit më të freskët dhe të relaksuar.

Zgjidhni dritën LED

Llampat inkandeshente harxhojnë të paktën 90% të energjisë së tyre në nxehtësi. Zëvendësimi i tyre me llampat ekologjike LED do të bëjë diferencën në temperaturat e shtëpisë suaj, dhe në të njëjtën kohë do të ulë edhe harxhimet në faturën e energjisë.

Kufizo gatimin

Ndezja e sobës së gatimit apo e furrës, kontribuojnë në ngrohjen e ambientit. Drejtohuni drejt ushqimeve të freskëta dhe të papërpunuara, që nuk kanë nevojë për gatim të gjatë si për shembull: sallatat, makaronat apo ushqimet të ftohta ose nëse keni kopësht në shtëpi përdorni zgarën.

Me sytë nga uji

Shpesh i nxehti sjell me vete edhe lagështi të pakëndshme që e bëjnë situatën edhe më të padurueshme. Bëni dush në orët më të freskëta të ditës, për të mos bërë që avulli të përkeqësojë situatën.

Zgjidhni ngjyrën e bardhë

Përdorni gjatë verës perdet tuaja të bardha në mënyrë që të shmangni depërtimin e rrezeve të diellit në ambientet e shtëpisë.

 Fokusoni në temperaturën e trupit

Konsumoni pije të ftohta dhe vishni veshje të freskëta me material pambuku apolinoje. Filloni të rifreskoni veten dhe do ta shihni që edhe i nxehti nuk do të ndihet aq shumë.

 Fikni pajisjet elektroshtëpiake

Përveçse konsumojnë energji, pajisjet eektroshtëpiake të vendosura në prizë e ngrohin ambientin. Hiqni nga priza kur nuk i përdorni pajisjet si: kompjuteri, televizori, makinetën e kafesë dhe fikeni dritën kur nuk ju duhet.

Ka gjithmonë nevojë për ventilator!

Edhe nëse me të gjitha këto këshilla nuk i rezistoni dot të nxehtit, zgjidhni një ventilator. Mos harroni që ai harxhon mesatarisht 15 herë më parë se një kondicioner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat