Doni të keni ditë të mbarë? Kjo është koha më e mirë për t’u zgjuar në mëngjes

Life style

Doni të keni ditë të mbarë? Kjo është koha më e mirë për t’u zgjuar në mëngjes

Më: 28 janar 2022 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Gjumi i mirë i natës është një nga gjërat më të shëndetshme që mund të bëni për trupin tuaj. Nëse keni provuar ndonjëherë të ngriheni një orë herët në mëngjes dhe keni përfunduar duke i bërë “snooze” vazhdimisht alarmin, mos u bëni shumë të ashpër me veten. Është e vërtetë se ata që zgjohen herët me siguri duket se bëjnë më shumë gjatë ditës. Plus, të gjithë njerëzit më të suksesshëm në botë e bëjnë këtë, apo jo?

Studiuesit në Brigham and Ëomen’s Hospital në Boston monitoruan modelet e gjumit të 61 studentëve me kohë të plotë në Universitetin e Harvardit për 30 ditë. Edhe pse të gjithë studentët flinin për të njëjtën kohë, ata që shkonin në shtrat dhe zgjoheshin në orare të ndryshme gjatë javës, prireshin të kishin performancë më të keqe në klasat e tyre sesa ata që ndiqnin të njëjtën rutinë gjumi . Rezultatet tregojnë se gjumi dhe zgjimi pothuajse në të njëjtën kohë lidhen pozitivisht me performancën e mirë akademike, shkruajnë autorët e studimit.

Ndërkohë që ka edhe studime të tjera që mbështesin një orar të rregullt të gjumit. Në vitin 2018, studiuesit në Universitetin Baylor kryen një studim të ngjashëm mbi zakonet para gjumit të studentëve të dizajnit të brendshëm. Ajo që ata gjetën nuk ishte befasi: sa më i parregullt të ishte orari i gjumit i studentëve, aq më e dobët është performanca e tyre gjatë gjithë javës.

Pra, ajo që është shumë e rëndësishme është të zgjoheni para orës 09:00 dhe gjithmonë në të njëjtën kohë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat