11 mënyra si ta ktheni në prioritet shëndetin mendor

Life style

11 mënyra si ta ktheni në prioritet shëndetin mendor

Më: 29 prill 2023 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Kur vendosim të përmirësojnë mirëqenien tonë, ndodh që zakonisht të përqëndrohemi te zakonet e ushqyerjes dhe aktivitetit fizik. Sidoqoftë, përmirësimi i mirëqenies lidhet padyshim edhe me shëndetin mendor i cili duhet të kthehet në prioritet.

Shëndeti i dobët mendor jo vetëm që do të pasohet nga mungesa e humorit, stresi dhe problemet e përqëndrimit, por mund të ndikojë negativisht edhe të shëndeti fizik. Nëse doni të keni më shumë energji, të jeni më të qetë, më të lumtur dhe me më pak stres, mund të provoni të ndiqni këtë guidë të thjeshtë me 11 mënyra si mund ta ktheni shëndetin mendor në prioritetin tuaj kryesor.

1 – Ecni të paktën 10 minuta çdo ditë.

2 – Mbani shënime ku rregullisht të shkruani të paktën një gjë për të cilën jeni falenderues.

3 – Qëndroni në kontakt me miqtë e mirë.

4 – Kontrolloni kohën gjatë të cilës qëndroni online.

5 – Mësohuni të thoni “Jo”.

6 – Bëjini qejfin vetes; provoni diçka që ju bën të lumtur.

7 – Flini mjaftueshëm gjumë.

8 – Kushtojini rëndësi mënyrës si e trajtoni dhe “flisni” me veten.

9 – Lexoni.

10 – Provoni meditimin.

11 – Lini një takim me terapistin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat