Sipas shkencës, këta meshkuj mund t’ju bëjnë të përjetoni orgazëm të shpejtë!

Life style

Sipas shkencës, këta meshkuj mund t’ju bëjnë të përjetoni orgazëm të shpejtë!

Më: 2 janar 2017 Në ora: 09:26
Ilustrim

Disa hulumtues të një studimi të bërë nga ‘University of Albany’ kanë analizuar të dhënat nga një grup çiftesh heteroseksualë me temën se cilat janë elementet kryesore që i bëjnë ata të arrijnë orgazmën seksuale.

Sipas këtyre gjetjeve, gratë përjetojnë orgazëm më lehtë nëse partneri i tyre është i pasur, ka vetëbesim dhe është tërheqës – kurse intensiteti i orgazmës mund të shtohet nëse mashkulli është i bukur.

“Nëse doni të keni orgazma të shpeshta kjo varet shumë nga lidhja juaj që keni me partnerin, sa shpesh bëni seks dhe sa i përjetoni ato marrëdhënie”, thotë ky studim.

Një element tjetër që ndikon shumë në kënaqësinë seksuale mes partnerëve është edhe sensi i humorit mes tyre.

Nëse femrat lidhen me një mashkull që bën shaka, kjo ndikon që ato të kenë më të lehtë të arrijnë pikën kulmore seksuale, se sa ato vajza që partnerët e tyre janë më serioz dhe të mbyllur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat