Shokon 42 vjeçari: Jam në lidhje me ish nxënësen time 21 vjeçare dhe ajo po më kërkon...

Life style

Shokon 42 vjeçari: Jam në lidhje me ish nxënësen time 21 vjeçare dhe ajo po më kërkon...

Nga: BOTA SOT Më: 1 maj 2017 Në ora: 21:46
Ilustrim

Një burrë 42 vjeçar, baba i tre fëmijëve ka rrëfyer për The Sun se është në lidhje me një vajzë 21 vjeçare, ish nxënëse të tij dhe që asaj i pëlqen shumë e po i kërkon që të jetë në lidhje të duhur, përcjell Bota sot.

Mirëpo, burri që ka tre fëmijë të moshës së vajzës dhe që është i divorcuar thotë se ka frikë nga ajo që do të mendojnë njerëzit për të.

Rrëfimi i tij i plotë:

Vajza e mrekullueshme e re me të cilën jam dëshiron që të jetë në një lidhje të drejtë me mua. Mua më pëlqen shumë ajo por jam i tmerruar nga ajo që njerëzit mund të mendojnë.

Unë jam 42 vjet dhe i divorcuar. Unë kam tre fëmijë, të moshës 20, 20 dhe 15 vjet por unë dukem më i ri për moshën që e kam.

Unë jam një zëvendëskryetar në një shkollë fillore. Unë isha në një klub me shokët kur një nxënëse po kalonte andej.

Unë nuk e njoha atë në fillim derisa ajo u përfshi vetë. Më pas mu kujtua si 10 vjeçare që ishte në klasën time. Tani ishte 21 vjeçare.

Ne shkuam bashkë me taksi për në shtëpi dhe ajo më pyeti nëse isha për një pije. Më pas ajo më befasoi me një puthje pasiononte dhe unë ia ktheva.

Ne pimë bashkë edhe pas dy ditësh dhe u puthëm sërish. Ajo më tha se i pëlqeja me të vërtetë dhe se donte një takim të denjë.

Ajo është e mrekullueshme dhe mua më pëlqen shumë por çfarë do të mendojnë njerëzit.

Kam frikë për dallimin në moshë dhe se njerëzit do të mendojnë se jam pedofil. A duhet ta përfundoj para se të bëhet më serioze?

Përgjigja e psikologes:

Është një ego që një mashkull ta ketë një femër të bukur dhe të re pranë vetes që ajo t’i kushtojë vëmendje dhe ti nuk duhet ta lësh veten që të udhëhiqesh nga rregulla se çka do të mendojnë njerëzit por duhet të jesh i sigurt dhe jo të kesh dyshime për të.

Në dallimin në moshë dy gjëra janë të rëndësishme, sjelljet dhe pritjet.

Ajo nuk është më nxënëse që një dekadë dhe është mjaft e rritur, por ajo është lidhur me ty shumë shpejt dhe fort.

A mendon se e ka tërhequr më shumë atë fakti se ti për të je një figurë autoritative?

Kjo nuk do të ishte mirë për lidhjen tuaj./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat