Disa trajtime të rëndësishme që çdo femër duhet t’i dijë për kujdesin e bukurisë

Life style

Disa trajtime të rëndësishme që çdo femër duhet t’i dijë për kujdesin e bukurisë

Më: 7 prill 2018 Në ora: 09:39
Ilustrim

Që një femër të ndjehet e bukur, kjo varet se sa kujdeset ajo për veten. Këtu bëjnë pjesë dieta e duhur, ushtrimet, mënyra si bën grimin, dhe kujdesi që ushtron ajo për lëkurën. Në këtë artikull ju sjellim disa teknika efikase për ruajtjen e bukurisë:

1.Pini të paktën 2.5 litra ujë në ditë. Kjo është një nga mënyrat më të mira për ta mbajtur lëkurën e hidratuar dhe të re. Konsumi i ujit bën që trupi juaj të jetë i pastër nga brenda dhe nga jashtë.

Aplikoni 2 herë në javë feta trangulli rreth syve për t’i hidratuar dhe qetësuar ato.

Një nga maskat më të mira për flokët është ajo me kungull dhe vaj arre kokosi.

Për këmbë sa më të buta flini me çorape pasi keni përdorur vazelinë.

Pasta e dhëmbëve mbi pickimet e insekteve, puçrrat apo djegiet ju ndihmon për t’i eleminuar më shpejt.

Vendosni sodë buke në dhëmbë me anën e një furçe, për t’i bërë ato më të bardhë. (Mos përdorni uthull— pasi kombinimi uthull-sodë ju dëmton smaltin)

Përdorni maskën me vezë, limon dhe vaj ulliri për flokët dhe fytyrën.

Përdorni sheqer si ‘scrub’ për trupin. Përziejeni me pak ujë ose vaj ulliri dhe fërkoni lëkurën kur jeni në dush.

Merrni një akull dhe masazhoni fytyrën, për të reduktuar rrudhat dhe aknet.

Përdorni kafen për të hequr celulitin nga trupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat