Mendon se kurrë më nuk do të dashurohesh!? - Bota Sot
Mendon se kurrë më nuk do të dashurohesh!?

Life style

E martë, 23 tetor 2018

Mendon se kurrë më nuk do të dashurohesh!?

Më: 20 maj 2018 Në ora: 23:34
Ilustrim

E din atë fjalën e urtë historike “kurrë mos thuaj kurrë”? Zakonisht ta citojnë ata që dëshirojnë të paralajmërojnë se nuk duhet të betohesh, sepse pastaj do të ndjehesh vërtetë keq kur i shikon dobësitë tuaja, apo kur rrethanat të detyrojnë ta thyesh premtimin. Zakonisht atëherë kur nuk don më kurrë ta ndezësh cigaren, të komentosh diçka që askush nuk e kërkon mendimin tënd, të marrësh përgjegjësinë atje ku është dashur ta bëjë dikush tjetër … Zakonisht betohemi se diçka nuk do ta bëjmë më kurrë, kur jemi të inatosur me veten sepse përsëri kemi lejuar që dikush të na provokojë apo lëndojë.

Por kur mendon se kurrë më nuk do të dashurohesh, kjo nuk është sepse betohesh, i premton vetes se nuk do të jesh më aq besuese, aq e hapur, aq dukshëm e disponueshme dhe e interesuar, aq naive dhe me plot besim …

Kjo zakonisht është sepse frigohesh se në përkushtim je lodhur aq shumë, se ke qenë aq herë e lënduar, se je aq e zhgënjyer dhe e privuar nga çdo iluzion, sa që thjeshtë nuk do të mund të dashurohesh më, se nuk mund të ndjeshë që dikush të të kënaqë, apo se kurrë më nuk do ti besosh vetes, madje edhe sikur të fillosh të ndjeshë diçka të tillë. Kurse kjo është e mundur – se do të dashurohesh, shpejtë, shpërthyese dhe shkurt, sepse me pabesueshmërinë tënde ndaj vetes do ta cungosh e tërë proçesin e drejtësisë – në vend që të ëndërrosh dhe lëshohesh ndjenjave tuaja, do të përpiqesh menjëherë ti realizosh, kurse personi i cili të ka çmëndur nuk është i duhuri, apo nuk është mjaft i interesuar, nuk do të humbësh shumë kohë duke zbuluar këtë në mënyrën më të vështirë – do ta kuptosh menjëherë.

Mendimi se kurrë më nuk do të dashurohesh (ashtuuuu!), mundet për një periudhë të gjatë të të shndërrojë në kamikazë dashurie, i cili që në impulsin e parë shpërthen në ‘gjithçka ose asgjë’, ‘jetë apo vdekje’, ngulitet në murin e refuzimeve, ringjallet dhe vazhdon më tutje, deri te impulsi tjetër (destruktiv). Kjo është formë e dëshpërimit, që ka thelbim e saj, dritën dhe tensionin, që meshkujt do ta njohin, ndjejnë dhe nuhasin – nuk do të takosh askënd që ka interesim të mjaftueshëm, mjaft të lirë apo të gatshëm që të pranojë në fluturim dhe të të ofrojë butësi dhe mirëkuptim si ilaç për veprimin tënd të hidhur luftarak. E kjo është ajo për të cilën keni mall. Është e lehtë të dashurohesh dhe është lehtë ti nënvlerësoni ndjenjat me prerje të shkurtë dhe të thellë, është lehtë të gjakoseni çdo moment dhe të shëroheni me mesazhin gjithnjë e më të qartë “kurrë më” sepse duket sikur nuk e ke më të mundur ta përjetosh atë dashuri, atë “ramje” në dashuri (që adekuate për këtë është ajo angleze “fallen in love”) e cila vazhdon dhe zgjatë, të mbanë, të hedh, të pret, të lëshon të biesh nga lartësitë më të mëdha në fundin më të thellë, dhe pastaj të nxjerr nga fundi dhe përsëri të ngritë, dhe zgjatë, dhe zgjatë dhe zgjatë. Nga dyshimi se kjo nuk është ajo, përmes ndjenjës se nuk keni më forcë për aq angazhim, deri në sigurinë në vetëveten dhe ndjenjat tuaja, deri në atë moment kur dashuria bëhet zgjedhje e përgjithshme, e jo forca e cila të bartë dhe luhatë, nga e cila fluturon dhe zhytesh, e cila po të vret dhe të ringjallë.

Po, ndoshta një ditë e qetë plotësisht do ta shtjelloni mundësinë që vërtetë kurrë më nuk do të dashuroheni, se e keni tejkaluar këtë apo thjeshtë diçka që nuk është më për ju. Ajo që deri tani keni shijuar, ndoshta është e tëra, por ndoshta është e mjaftueshme. Ndoshta nuk do të ketë më ngritje dhe zbritje për ju, ndoshta është në rradhë diçka tjetër, që akoma nuk e njeh. Do të mendoni më seriozisht për “dhënien e shansit” të gjitha atyre këshillave të shëndosha për atë se si të përzgjedhni partnerin sipas vlerave dhe kontributit të tij për stabilitet, madhësisë dhe cilësisë së jetës tuaj, e jo sipas nivelit të tensionit i cili pregatitë shpërthim nën kapakun e tenxheres tënde të hormoneve. Ndoshta je qetësuar, je bërë e arësyeshme, stabile, e vendosur, distancuar nga gjithçka që mund të të çrregullojë – apo ndoshta ke humbur çdo romanticitet, besimin dhe shpresën deri në atë masë, sa që asgjë nuk mund të të çrregullojë më dhe ndoshta vërtetë nuk dëshiron më që ndonjëherë të ndjehesh sikur dashuria të çrregullon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test